Fundi i Ramazanit

E hene 29 shtator 2008

Dhe sa për agjërimin e Ramazanit, njeriu e merr shlyerjen (e mëkateve) në fund të muajit. Gjithashtu është thënë se marrja e shlyerjes (së mëkateve) për agjërimin e Ramazanit është në natën e fundit të muajit. Argument për këtë është çka është shënuar në musnedin e Imam Ahmedit në transmetim prej Ebu Hurejres i cili ka thënë: Ata që agjërojnë do të falen në natën e fundit të Ramazanit. Njerëzit thanë:


-O i Dërguari i Allahut, a do të ndodhë kjo në natën e Lajletul Kadrit? I Dërguari a.s. u përgjigj :''Jo, se me të vërtet punëtori e merr pagën e tij kur ta përfundon punën e tij''.


Më vonë autori ka thënë: Az Zuhri e ka pas zakon ta cekë: Në ditën e Fitr (Bajaramit), kur njerëzit mblidhen që ta kryejnë namazin Allahu do ti shikoj ata dhe do të thotë:''O robërit e mi, me të vërtet për Mua agjëruat dhe për mua qëndruat në namaz! Kthehuni (në shtëpinë tuaja), me të vërtetë mëkatet tuaja janë shlyer.''


Më vonë autori ka thënë: Personi i cili agjëron dhe i kryen të gjitha obligimet është prej robërve më të mirë të Allahut. Dhe ata që janë neglizhentë në përmbushjen e obligimeve të tyre dhe nuk ia japin Allahut hakun e plotë të Tij, atëherë të mjerët ata. Nëse personi i cili mashtron në peshoret e kësaj dynjaje i tërhiqet vërejtja për një dënim të tmerrshëm, atëherë çka është rasti i cili sillet me padrejtësi ndaj peshojave të botës së ardhshme!

Nesër shpirtrave do të ju dhurohet ajo për të cilën kanë punuar, dhe bujqit do të korrin atë që e kanë mbjell. Nëse kanë bërë mirë, atëherë kanë bërë ashtu për veten e tyre, dhe nëse kanë bërë keq, atëherë sa vepra të tmerrshme kanë përgatitur ata.

Selefët kanë punuar me zell në përkryerjen e veprave të tyre dhe që ti kryejnë ato pa mangësi, dhe pastaj, ata tregonin një brengosje të madhe për pranimin e veprave të tyre. Ata e bënin këtë prej frikës se veprat e tyre do të refuzoheshin. Këta janë ata që e japin atë që i takon atyre derisa zemrat e tyre janë në gjendje të frikës.

Është transmetuar se Ali bin Abi Talib ka thënë: Brengosu më shumë për pranimin e veprave tuaja se sa brengosja për kryerjen e vetë veprës. A nuk e keni dëgjuar fjalën e Allahut: {Me të vërtet Allahu i pranon vetëm veprat e të Mutekin - devotshmëve}

Fudaleh ka thënë: Për mua nëse e di se Allahu prej meje e ka pranuar një vepër sa fara e mustardës, është më e dashur për mua se sa e tërë bota dhe e gjithë ajo që është në të. Kjo është për shkak të fjalës së Allahut: {Me të vërtet Allahu i pranon vetëm veprat e të Mutekin - devotshmëve}

Malik bin Dinari ka thënë: Frika e mos pranimit të një vepre është më e vështirë se sa kryerja e vetë veprës.

Ataa es Sulami ka thënë: I devotshmi ka frikë se veprat e tija të devotshme nuk janë kryer sinqerisht për Allahun.

Abdul Aziz in Abi Ruwad ka thënë: Unë kamë takuar njerëz shumë të zellshëm në kryerjen e veprave, dhe në përfundimin e këtyre veprave ata ndesheshin me mërzi prej frikës se a do të pranohen apo jo veprat e tyre.

Disa selef e kanë pas zakon të thonë: Njerëzit e së kaluarës i bënin dua Allahut 6 muaj që ti lejoj që ta arrijnë muajin e Ramazanit, dhe pas përfundimit të muajit, ata përsëri kishin për tu lutur 6 muaj (duke kërkuar) për pranimin e agjërimit të tyre.

Disa prej selefëve kishin për të shfaqur mërzi në ditën e Bajramit. Dhe i është thënë atyre: Kjo është ditë e lumturisë dhe kënaqësisë! Ata kishin për tu përgjigjur: Ju e keni folur të vërtetën, por unë jam rob, Zoti më ka urdhëruar që ta kryej një vepër por unë nuk jam i sigurt se a do ta pranoj Ai atë apo jo.


Vahbi i ka parë njerëzit duke qeshur ditën e Bajramit, duke e parë këtë ai tha: Nëse agjërimi i tyre është pranuar, dhe ta dish se kjo nuk është një vepër e atyre që janë mirënjohës, dhe nëse nuk u është pranuar, atëherë kjo nuk është një vepër e atyre që kanë frikërespekt.

Hasan (el Basriu) ka thënë: Vërtet Allahu e ka bërë Ramazanin mjet të fitimit për krijesat e Tij. (Brenda këtij të muajit) ata garojnë ta arrijnë kënaqësinë e Tij përmes nënshtrueshmërisë ndaj Tij. Disa individ do të fitojnë, derisa të tjerët do të mbetën mbrapa dhe do të humbin. Kjo është e habitshme të shohësh personin të luan dhe të qeshë në ditën kur vepër mirët do të shpërblehen, dhe vepër keqët do të dështojnë.


Është raportuar se Ali bin Abi Talib kishte për të thirrur në ditën e fundit të Ramazanit:Ku është fituesi kështu që t'ia urojmë atij, dhe ku është humbësi kështu që ta ngushëllojmë atë. O, fitues, ne ju urojmë juve! O humbës, Allahu të përforcoftë në kohën e fatkeqësisë!

Autori vazhdon të thotë: Muaji i bekuar i Ramazanit përfshin shumë mjete për falje, dhe prej këtyre:

- Ta ushqesh agjëruesin

- T'ia lehtësosh barrën e robit

-Përkujtimi i Allahut

Qëndron në hadith:''Ai i cili e përkujton Allahun në Ramazan do ti falen mëkatet e tij, dhe ai i cili e thërret Atë nuk do të jetë i zhgënjyer''

(Thënie të vazhdueshme në lidhje me faljen)


-Lutja e agjëruesit pranohet gjatë agjërimit dhe gjatë kohës kur e ndërprenë atë.


Është një transmetim prej Ebu Hurejres i cili thotë: Secili do të jetë i falur përveç atij i cili refuzon. Njerëzit pyetën: O Ebu Hurejra, kush do të refuzoj? Ai u përgjigj: Ai i cili nuk e kërkon faljen e Allahut ka refuzuar.

(Thënie të vazhdueshme në lidhje me faljen)

-Melaiket do të kërkojnë falje për agjëruesin derisa ai ta ndërpres atë.

Për shkak të mjeteve të shumë-numërta për faljen e mëkateve gjatë muajit të Ramazanit, atij të cilit i humb ky rast i mrekullueshëm me të vërtet ai është goditur me një, humbje të madhe. Pejgamberi - salAllahu alejhi wa selem - u ngrit në minber dhe tha: "Amin, Amin, Amin" Vërtet Xhibrili mu afrua mua dhe me tha: Kushdo që e arrin muajin e Ramazanit, por nuk do ti falen mëkatet para vdekjes së tij, pra ai hynë në zjarrin e xhehenemit, Allahu e largoftë këtë person'' Xhibrili më urdhëroi të them Amin, kështu që unë thash Amin. (Ibn Hibani)

Katade ka thënë: Ka qenë zakon të thuhet: Kujt nuk i falen mëkatet gjatë Ramazanit, atij nuk do ti falen mëkatet e tij në muajin tjetër jashtë Ramazanit (duke nënkuptuar: Nëse ndonjëri nuk e ka shfrytëzuar shansin e një mundësie të mrekullueshme në Ramazan, më se e mundshme është se ai nuk do të shfrytëzoj ndonjë shans tjetër). Gjithashtu është një hadith i ngjashëm me këtë, në të cilin thuhet: "Ai i cili nuk është i falur në Ramazan, atëherë kur do të jetë ai i falur?"

Autori vazhdon të thotë: Kur do të jetë personi i falur nëse ai nuk falet në këtë muaj? Kur do ti pranohen veprat personit nëse ato nuk i pranohen në natën e Lejletul Kadrit? Kur do ti përmirëson personi punët e tij nëse ai nuk i përmirëson në Ramazan? Kur do të përmirësohet personi prej sëmundjes dhe neglizhencës dhe injorancës?

Autori më vonë thotë: Me të vërtet dita e Bajramit të fitrit është një (festim) për tërë ummetin, kjo është për arsye se mëkatarët të cilit kanë agjëruar muajin do të jenë të falur dhe të shpëtuar nga zjarri i xhehenemit. Kur kjo të ndodhë, mëkatarët do të bashkëngjiten me të devotshmit (në ditën e Bajramit). Sikurse dita e Nahrit (festimi i Bajramit në përfundimin e Haxhit) konsiderohet Bajrami i madh (Eid al Akbar), sepse para kësaj dite është dita e Arafatit. Nuk ka ditë në vitë kur njerëzit më së shumti do të lirohen prej zjarrit të xhehenemit se në këtë ditë. Prandaj, kush lirohet nga zjarri gjatë këtyre dy kohëve në vitë (Ramazan, Dhul Hixhre) kënaqet në dy ditët e festës (Eid al fitr, Eid al Adha), dhe kush nuk lirohet nga zjarri i xhehnemit do ta bartë ditën e torturës.

Dua për falje dhe shpëtim nga zjarri i xhehenemit ekziston afërsi për agjërimin e muajit të Ramazanit dhe qëndrimi në namaz gjate këtij muaji, Allahu urdhëron që lavdërimi dhe mirënjohja ti tregohet Atij në përfundim të këtij muaji.
Ai thotë:

{… ne mënyrë që ti plotësoni ditët e caktuar dhe që ta lavdëroni Allahun për udhëzimin tuaj dhe që të tregoni mirënjohje}


Prandaj, njeri tregon mirënjohje për shkak të bekimit prej Allahut duke ia lejuar njërit që të agjëron dhe të falet. Ndihma e Tij ndaj robit dhe falja e mëkateve të tija, dhe të shpëtuarit prej zjarrit të Xhehenemit. Për shkak të gjitha këtyre bekimeve, njëri është i porositur që ta përmend Allahun dhe ti tregoj mirënjohje Atij, dhe ti frikohet Atij me frikë të vërtet.

O ju, që Zoti i juaj ju ka liruar prej zjarrit, të jesh i lajmëruar që ti kthehesh shërbimit të....pasi që je liruar! A do të largoj nga zjarri Allahu, ndërsa ti kërkon që ti afrohesh atij (zjarrit)! Ai (Allahu) të ka ruajtur ty nga ai, derisa ti kërkon që të hedhësh në të, dhe nuk ke kujdes që të ruhesh prej tij! Nëse ju tregohet mëshirë atyre që janë vepër mirë, atëherë vepër keqët nuk duhet ta humbin shpresën prej Tij, dhe nëse ju tregohet falje atyre që kanë devotshmëri, atëherë ai që i ka bërë padrejtësi vetës së tij nuk do të pengohet prej saj.

O Allah, nëse vetëm ai i cili është vepër mirë të thirr Ty, atëherë këndë ta thirrin mëkatarët!

Pse ta humbim shpresën në faljen nga Zoti ynë, dhe si ka mundësi mos ta kërkosh butësinë e Tij? Është përmendur në hadith se Allahu është më shumë falës dhe mëshirues ndaj robit të Tij se sa nënat e tyre. Allahu thotë:

{O ju që keni gabuar ndaj vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, vërtet Ai i falë të gjitha mëkatet}

O mëkatar - dhe të gjithë ne jemi mëkatar, mos e humbni shpresën prej rahmetit të Allahut për shkak të veprave tuaja të këqija. Sa njerëz do të lirohen nga zjarri i xhehenemit gjatë këtyre ditëve, dhe punët e tyre janë të ngjashme me të tuajat. Është në ty që të mendosh mirë për Zotin tënd, dhe ti pendohesh Atij, se me të vërtet asnjeri nuk do të shkatërrohet përveç atij i cili e shkatërron vetveten.

Nëse mëkatet tuaja të dëmtojnë, atëherë shëroj ato përmes ngritjes së duarve gjatë natës së errët. Mos u dëshpëro nga mëshira e Allahut, sepse me të vërtet dëshpërimi i juaj nga rahmeti i Tij është një gabim i madh se sa mëkatin të cilin e ke bërë.


Është detyrë mbi atë i cili lakmon shpëtimin nga zjarri i Xhehenemit që ti përmbush veprat me të cilat është urdhëruar.


Autori vazhdon dhe thotë: Shqiptimi i shehadetit i eliminon mëkatet dhe i largon ato. Asnjë mëkat i mbetur dhe asnjë vepër nuk ka që e peshon Tevhidin, dhe është e ngjashme me lirimin e një robi që e dëshiron shpëtimin nga zjarri i xhehenemit.

Ai më tutje thotë: Sa për thënien e Istigfarit (Kelimat al Istigfar), atëherë ajo është arsyeja më madhështore që të jesh i falur. Vërtet Istigfari donë të thotë lutje për falje, dhe duaja e agjëruesit pranohet derisa ai është agjërueshëm, dhe në kohën e iftarit.

Hasan (el Basriu) thotë: Shtone kërkimin tuaj për falje, dhe me të vërtet se ti nuk e din kur mëshira e Allahut do të bie mbi ty.

Llukmani i tha djalit të tij: O djali imë, kushtëzo gjuhën tënde që vazhdimisht të kërkosh falje prej Allahut. Vërtet Allahu i ka orët specifike kur Ai nuk e refuzon duan.


Këtu është gjithashtu një transmetim që shejtani e ka përmend: Unë e kam shkatërruar njerëzimin me mëkate, dhe ata më kanë shkatërruar mua me La Ilahe Ila Allah dhe me Istigfar.


Istigfari është mbyllja e të gjitha veprave. Njeri e përfundon namazin, haxhin dhe namazin e natës me Istigfar. Gjithashtu përdoret për përfundimin e takimeve. Nëse këto takime janë takime të nënshtrueshmëris, atëherë Istigfari konsiderohet shenjë dalluese në atë takim. Por nëse këto takime janë biseda të kota, atëherë istigfari konsiderohet shlyerje (e mëkateve). Gjithashtu është e përshtatshme të mbyllet Ramazani me istigfar. Omer bin Abdul Azizi i shkroi guvernatorëve të tij dhe i informoi ata që ta përfundojnë Ramazanin me istigfar dhe sadaku fitr, se me të vërtet sadaku fitri është shkaku i pastrimit për agjëruesit nga bisedat e kota dhe mangësitë në vepra dhe istigfari është i cili i përmirëson gabimet të cilat janë shkaktuar prej veprave të cilat e dëmtojnë agjërimin.

Omer bin Abdul Azizi e ceku në letrën e tij:

Thuaj sikurse babi jot Ademi - alejhi selam - i cili ka thënë: {O Zoti imë, ne i kemi bërë padrejtësi vetvetes, dhe nëse nuk na fal neve dhe nuk na mëshiron neve ne do të jemi prej të humburve}

Dhe thuaj sikurse që ka thënë Nuhi -alejhi selam-: { Nëse Ti nuk më falë dhe nuk më mëshiron mua, unë do të jem prej të humburve }

Dhe thuaj sikurse që ka thënë Musa -alejhi selam-: { O Zoti imë, unë i kamë bërë padrejtësi vetvetes, pra më falë}

Dhe thuaj sikurse që ka thënë Junusi -alejhi selam-: { Nuk ka zot i cili e meriton të adhurohet përveç Teje, në të vërtetë unë kam qenë prej atyre të padrejtëve}

Autori vazhdon dhe thotë:Agjërimi është një kala ndaj zjarrit të xhehenemit, për derisa ndonjëri nuk e dëmton kalanë e tij me fjalë të liga. Istigfari e riparon këtë kala prej asaj që e dëmton atë.

Pejgamberi - salAllahu alejhi ve selem- e mëson Aishen në natën e Lejtul Kadrit që të kërkon falje prej Allahut, për arsye se agjëruesi është i zellshëm në agjërim dhe i cili qëndron tërë muajin e Ramazanit, dhe kur afrohet fundi i muajit dhe afrohet Lejletul Kadri, je i porositur që të kërkosh falje prej Allahut për shkak të disa të metave gjatë muajit.

Jahja bin Muadhi ka thënë: Njeriu i mençur nuk është ai ku qëllimi i tij më i madh është diçka tjetër nga të kërkuarit faljen e Allahut. (Njeriu i mençur nuk është ai i cili) kërkon falje me gjuhën e tij, derisa zemra e tij është e lidhur me mëkatin, dhe ai me të vërtet mendon ti kthehet mëkatit pas Ramazanit. Agjërimi i këtij personi është i refuzuar, dhe pranimi i është hedhur për fytyrën e tij.

Kabi ka thënë: Kush e agjëron Ramazanin ndërsa në vete thotë: Kur të përfundoj muaji, unë do ti bëjë mosbindje Allahut; agjërimi i këtij personi është i refuzuar. Dhe kush e agjëron këtë muaj ndërsa në vete thotë: Kur të përfundoj muaji, unë nuk do ti bëjë mosbindje Allahut; ky person do të hyjë në xhenet pa u pyetur dhe pa diskutim.

Autori më vonë thotë: O rob i Allahut, në të vërtet Ramazani është bërë gati që të shkojë, dhe asgjë nuk ka mbetur përveç se disa ditë. Kushdo që ka bërë mirë gjatë këtij muaji duhet të vazhdojë të bëjë mirë, dhe kushdo që ka pas mangësi, duhet të përpiqet që ta përfundoj këtë muaj me të mirë, se me të vërtet veprat janë sipas përfundimit të tyre. Prandaj, shfrytëzo rastin e asaj që ka mbetur prej këtij muaji, dhe jepja këtij muaji lamtumiren më të mirë dhe me paqe.

Zemrat e besimtarëve mallëngjehen për këtë muaj dhe pikëllohet me ndarjen prej tij. Nëse ky është rasti me ata që kanë fituar gjatë këtij muaji, atëherë çka është puna me ata që kanë qenë të pakujdesshëm gjatë ditëve dhe netëve të tij? Çka do ti bëjë punë vajtimi këtij personi të pakujdesshëm, ku sprova dhe fatkeqësia e tij është aq e madhe dhe e tmerrshme? Sa herë është këshilluar ky person i gjorë, por ai nuk e ka pranuar këtë këshillë! Sa herë është thirr që të përmirësohet, por nuk i është përgjigjur kësaj thirrje! Sa njerëz i ka parë në këtë muaj duke fituar, ndërsa ai e ka larguar veten e tij prej fitimit. Sa herë të nënshtruarit kanë kaluar pranë tij, derisa ai ka qenë ulur! (Dhe tani) koha është ngushtuar, dhe realiteti e ka goditur atë, tani ai zhgënjehet, por nuk ka dobi në këtë zhgënjim.

Pjesë nga libri i Ibn Rexhebit: Lataif el Maa'rif
www.botaislame.com


 

Earth PicturesEarth ResearchEarth MapsEarth TriviaEarth Facts