|
Ku
do të ju shkoj shpirti?
E
marte 14 tetor 2008
Bismillahir-Rahmanir-Rahim.
Çka
mund të them dhe si t'ia filloj rrëfimit tim me
tërë këtë barrë që e barti
në shpinë? Prej nga t'ia filloj dhe çka
të ndaj? Jam e vetëdijshme se çdo gjë
që ndodh, ndodh me dëshirën dhe caktimin
e Tij, unë nuk dua të ankohem, vetëm dua
t'ua sjelli disa të dhëna, të cilat ndoshta
do t'ua hapin sytë të gjithë atyre që
nuk dinë për këtë ngjarje, as vetë
nuk e dinë se çka ndodh rreth tyre dhe ku e
shpie e tërë kjo këtë shtet dhe neve
së bashku me të. Sikurse shumica e popullit tonë,
në luftën e kaluar kam përjetuar të
gjitha frikët të cilat një njeri nuk ka mundësi
as ti paramendoj se lere më ti përjetoj.
I
kam humbur anëtarët më të dashur të
familjes sime dhe si një grua shumë e re kam mbet
nënë që të kujdesem vetë për
tre fëmijët e mi. Më tutje iu është
e njohur lexuesve tuaj. Jetën time e ka zbukuruar Abu
Hamza dhe me të i kam edhe tre fëmijë. Pas
burgosjes së tij me 6 tetor, ja edhe për herë
të dytë po mbes nënë që të
kujdesem vet për gjashtë fëmijët e mi.
Herën e parë thuajse e kam ditur pse fëmijët
e mi kanë mbet jetim, por tani çka të ju
them fëmijëve të mi.
Si
tua sqaroj se kush dhe përse ia marrin babën?
Kush do të ju jap përgjigje në atë?
Nuk ka Zot përveç Allahut dhe Ai është
mbrojtës i mirë.
E
lus Allahun që këto sprovat e mija dhe të
familjes sime të jenë në emër të
Tij dhe Ai më këtë barrë të na
pastron prej mëkateve. Secilit vuajtja e tij i është
më e madhja, pra ashtu është edhe e imja
për mua. Për herë të dytë po përjetoj
atë që të ma marrin bashkëshortin dhe
kjo barrë është shumë e rëndë.
Është
vështirë ta përshkruash si është
të jetosh nën përcjellje të pandërprerë,
duke e ndier gjithnjë se dikush i treti është
anash dhe thjeshtë nuk të lenë të qetë.
Ka një kohë që nuk kemi mundur askund të
lëvizim prej shtëpisë dhe që mos të
na përcillte një veturë. Për telefon
edhe mos të flasim, të gjitha thirrjet janë
të përgjuara. Ata as nuk kanë dashur që
të fshihen që jemi nën përcjellje të
gjithnjëshme. Edhe pse jemi të pastër para
Zotit edhe para popullit dhe nuk kemi çka të
fshehim, kjo ishte një mundim i madh psikik. Njeriu,
thjeshtë, nuk ka jetë personale dhe qetësi-
këtë kohë të gjatë nuk e kemi ndier.
Përkundër tërë kësaj, këtë
çfarë ka ndodh edhe e kemi prit, sepse shpresa
në atë që qeveria do ta respektoj vendimin
e Gjyqit të Strasburgut nuk vjen në shprehje.
Kemi mësuar në atë që ky shtet, kushdo
qoftë në krye të tij, vazhdimisht punon kundër
popullit, e jo për popullin, edhe pse qartë na
tregohet se arsye për këso lloj sjellje nuk kanë.
Vetëm se sa shumë u gëzuam kur me 5 tetor
prej gjyqit të Lartë të BH e morëm vendimin
se apelimi i bashkëshortit tim është pranuar
dhe se rasti kthehet në gjyqin e BH, ky lajm ishte
pozitiv për ne sepse edhe një herë është
dëshmuar se argument kundër Abu Hamzes nuk ka.
Sepse po të kishte argument kundër tij, atëherë
kaherë do ta kishin dëbuar. Përkundër
kësaj, ditën tjetër bashkëshortin tim
e përcolla ti kryej punët ditore dhe jo gjatë
pas kësaj marr informatë se me dhunë është
dërguar në qendrën e shërbimit për
emigrim për punët me të huajt në Llukavic.
Në atë moment e tërë dynjaja rrotullohej
përreth meje. Më vinte mundim, për arsye
se e di çfarë ndodh me vëllezërit
e tjerë-kjo qendër është vetëm
etapa e parë për dëbim, kur e tëra i
lihej rastit.
Duke
e marr parasysh se bashkëshorti imë për fëmijët
e mi është babai më i mirë në botë,
ata edhe shumë vështirë e pranuan këtë
lajm. Të gjithë janë sëmur-kishte çdo
gjë, prej vjelljes nga temperatura e madhe.
Komisionet
menjëherë erdhën në vizitë, sepse
përveç se ishte baba i mirë , komisionet
kanë treguar se po ashtu e respektojnë. Ka pasuar
edhe thirrje dhe përkrahje nga BH dhe diaspora, që
do të thotë shumë.
E
ai është kërcënim? Si? Kujt? Për
çfarë arsye? Le të më sjellin vetëm
një argument apo arsye nëse kanë! Le ti tregojnë
fëmijëve te mi, miqve, fqinjëve dhe atyre
që na njohin pse na e marrin atë?
Pse
atij, në fund, pa faj dhe borxh ndaj dikujt ia marrin
të drejtën për jetë vetëm që
të ju binden urdhëruesve ? Po ku do tu shkoj shpirti
Nuk janë për ta kërcënim vrasësit,
vrasësit e të miturve, narkomanët, vjedhësit
e xhepave prej të cilëve edhe fëmijët
e mi dhe fëmijët e tjerë kanë frikë
që çdo ditë të shkojnë me tramvaj,
nuk janë kërcënim as vrasësit e luftës
(sepse po ti ishin kërcënim kaherë do ti
kishin zënë) dhe as çdo kriminel tjetër
i cili për çdo ditë dëshmon për
krimet e tij. Nuk janë kërcënim për
shtet as ata vetë, që i lënë gjashtë
fëmijët pa baba të cilët shkojnë
në shkollë, afër nënës e cila është
diagnozuar prej sëmundjes së gjakut dhe e cila
për çdo ditë prêt të gjitha
rezultatet që janë të mundimshme hemoterapie,
të cilën nuk është kohë e gjatë
që e ka fituar. Kjo për ta nuk është
krim. A nuk është krim ky që fëmijët
e mi gjenden në këtë situatë, nuk mund
të hanë dhe për shkak të temperaturës
që e kanë fituar nuk mund t'ju gëzohen as
gjërave më të vogla në të cilat
mendojnë të gjithë fëmijët ? Apo
e kanë borxh që për shkak të pakujdesisë
së tyre dhe jo respektimin e ligjit pandërprerë
qajnë dhe nuk shohin dritë askund para vetes së
tyre? A nuk është kjo shkelje e të drejtave
të njeriut-të drejtave për jetë? Duke
u nisur prej padrejtësisë e cila më behet,
bashkëshorti imë tani bënë GREVË
URIE në burg. Ai është dashtë ta bëjë
këtë sepse kjo është e vetmja mënyrë
që të dëshmoj se nuk është fajtor.
Sa
na përket neve do ta bëjmë atë. Menjëherë
e kemi kontaktuar avokatin e tij Osman Mulahaliloviq, i
cili na ka ofruar ndihmë të shumtë në
përfundimin e rastit. Ne nuk do të lëmë
dhe as ta anashkalojmë për dëshminë
se bashkëshorti imë dhe babai i fëmijëve
të mi pa arsye është burgosur, dhe as nuk
do të lejojmë që për urdhër të
dikujt pa arsye ta depërtojnë. Do të luftojmë
me të gjitha mundësit deri në frymën
e fundit dhe do ta lusim Allahun e Lartë ta përfundoj
këtë situatë kështu që të
gjithë të jemi të kënaqur dhe Ai të
jetë i kënaqur me neve .Amin!
Prej
revistës Saff 10 tetor,2008
Shënim:
Imad Al Husein apo i njohur si Ebu Hamza erdhi në ish
Republikën Federative të Jugosllavisë në
vitin 1983, që të studioj në Beograd e më
vonë në Rijek (Kroaci) në vitin 1992, gjatë
luftës në Bosnjë i bashkëngjitet Armatës
së BH (Bosnjës dhe Hercegovinës) sikur anëtar
i grupit El Muxhahid. Ndërsa në vitin 1994 ai
e fiton nënshtetësinë e B dhe H. Prej fundit
të luftës ka punuar për muslimanët dhe
ka qenë aktiv në lëvizjen e Muslimanëve
në B dhe H.
Në
vitin 2007 nënshtetësia e tij i është
marrë prej anës së qeveris së Federatës
së B dhe H. Ndërsa ankesat e tij drejtuar Gjykatës
së Lartë në FB dhe H janë refuzuar duke
pohuar se ai është kërcenim për sigurimin
nacional. Në vitin 2008 në ECTHR kanë kërkuar
nga qeveria e B dhe H që të ndërmarrin masat
në mënyrë që ta ndalin dëbimin
e tij derisa pritet në vendimin përfundimtar prej
gjyqit të lartë (ndërsa qeveria e B dhe H
donë ta dëboj në Siri prej nga edhe vjen
Ebu Hamza duke e ditur që atje e presin torturime të
mëdha). Dy ditë pasi që Gjykata e Lartë
e pranon apelin e Abu Hamzës që ka drejt të
qëndroj me familje, policia speciale e B dhe H e burgos
atë rrugës dhe e dërgon në qendrën
e emigrimit në LLukavic duke i thënë së
ti nuk ke të drejt të lëvizësh kah të
duash. Tash tetë ditë Abu Hamza është
në grevë urie ku është gjykuar pa avokatin
e tij dhe vendimi pritet (që ta dëbojnë në
Siri) pa asnjë fakt dhe arsye edhe përkundër
asaj së Gjykata e Lartë në Strasburg e ka
shpall si të pafajshëm.
www.botaislame.com
|