|
Guatanamo:
Lufta e pamundshme për jetë
E
enjte 12 qershor 2008
Në
kushtet në të cilat jetojnë të akuzuarit,
e jo të dënuarit në burgun e Guatanamos,
të mbesësh normal është ëndërr
e madhe. Më shumë se dy e treta e të burgosurve
të cilët e vuajnë dënimin në Guatanamo
vuajnë nga rreziku që të fitojnë ndonjë
sëmundje psikike sepse kushtet në të cilat
gjinden, më së paku çka mund të themi
janë jo-njerëzore.
Janë
të izoluar në qeli të vogla në të
cilat mezi depërton ajri, raportoi Human Rights Watch.
Ka më shumë se gjashtë vite, qe SHBA i dërgon
të dyshuarit për terrorizëm në Kubë,
asnjë rast i tyre nuk ka arrit në gjykatë.
185
prej 270-ve të burgosurve të dyshuar për
terrorizëm janë të mbyllur në qeli të
cilat kanë qëndrim të ngjashëm me burgjet
të cilat posedojnë sigurinë më të
lartë.
I
kalojnë 22 orë të vetmuar, me kontakt minimal
me njerëzit tjerë, ndërsa gjërat që
të preokupohen e të ju kaloj dita disi, thuajse
nuk ka derisa as një libër për lexim, dhe
këtu përfundon e tërë çështja.
Këto janë të dhënat e mbledhura gjatë
intervistave me zyrtarët shtetëror.
?ka
është më e keqja, edhe të burgosurit
që presin të lirohen dhe të cilët nuk
janë të akuzuar mbahen në të njëjtat
kushte.
Të
burgosurit të cilët nuk janë të akuzuar
për asnjë krim, mbahen si në fushë,
në kushte të cilat janë shumë më
të mëdha dhe më të këqija se si
trajtohen ata më të rrezikshmit, kriminelët
e akuzuar në SHBA -tha Jennifer Daskal, zyrtarja më
e lartë në Human Rights Wattch.
Të dy kandidatët për president, demokrati
Baracka Obama dhe republikani John McCain, kanë premtuar
mbylljen e këtij burgu për të cilën
grupe të mëdha për të drejtat e njeriut
dhe shtetet e jashtme janë munduar për këtë.
Ndalimi i kontaktit me familjet, botën dhe të
burgosurit tjerë
Zyra e Bushit mohon ekzistimin e kushteve të tilla,
dhe përkrah burgosjen e të burgosurve.
Edhe
sikur të ishte njeriu i shoqëruar, në atë
burg nuk ka dobi. Bile edhe ato dy orë rekreacion në
ditë janë të izoluara për secilin të
burgosur në mënyrë që mos të vinë
në kontakt njëri me tjetrin.
Edhe
pse në SHBA janë të mbrojtura ashpër
burgjet ju lejohet vizita e familjes, asnjëri nga të
burgosurit në Guatanamo nuk e ka atë "luksoz".
Përveç
që janë të lënë me vetveten e tyre,
pa gjykim, pa shoqërim me të burgosurit tjerë,
janë të dënuar që edhe të jenë
sa më larg nga të afërmit e tyre. Rrallë
ndonjëri nga të burgosurit e posedon atë
të drejtë që të thërras me telefon
që të kontaktoj me botën e jashtme.
Në
këso kushte, pa shpresë për një të
nesërme të mirë, nuk është e çuditshme
që shumë prej të burgosurve vuajnë nga
depresioni dhe çrregullimet psikike.
www.botaislame.com
|