|
Program
ditor i një agjëruesi
E
marte 02 shtator 2008
Falënderimi
i qoftë Allahut, Zotit të botëve! Selamet
dhe salavatet qofshin mbi më të zgjedhurin të
Dërguarin Muhammedin, salallahu alejhi ve selem në
familjen e tij dhe sahabët e me pastaj:
Ka thënë Allahu subhana ve te'ala:
E
për shpërblim të tillë le të garojnë
ata që lakmojnë të mirën.
(El-Mutaffifun,26)
Këtë
plan dhe program që do ta shënojmë, mundet
natyrisht, të merren mundësit e mundshme, ashtu
si secilit i konvenon, por është me rëndësi
që kur të vije rasti ta bësh njërën
nga termet e theksuara, ta provojmë atë ta zbatojmë
bile në një ditë.
Para
agimit
1.
Namazi natës:
Ka thënë Allahu subhana ve te'ala:
''Apo
ai që kohën e natës e kalon në adhurim,
duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë,
i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe
shpreson në mëshirën e Zotit të vet?
(Ez-Zumer,9)
2. Syfyri
Ka
thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:...
''Zgjohuni
në syfyr, sepse me të vërtet, në të
ka bereqet''(Buhariu dhe Muslimi)
3.
Istigfari, të kërkosh falje deri në ezanin
e sabahut:
Ka
thënë Allahu, 'azze ve xhel:
Dhe
në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin
falje për mëkate. (Dharijat,18)
Dy
rekate të sunetit të sabahut:
Ka
thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem: "Dy
rekate (Sunet) te namazit te sabahut janë më të
mira se sa dynjaja dhe e tëra çka ka në
të.'' (Muslimi)
Pas
agimit:
Shko
herët në namaz të sabahut:
Ka
thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem: "Si
kur ta dinin rëndësinë e këtyre dy namazeve
(Sabahut dhe Jacis) kishin shkuar edhe duke u zvarritur''
(Buhariu dhe Muslimi)
Të
bësh dhikër, dua deri në kiamet:
Ka
thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem: "Duaja
mes ezanit dhe ikametit nuk refuzohet.'' (Ahmedi, Tirmidhiu,
Ebu Davudi)
3.
Të qëndrosh dhe të ulesh në xhami me
lexim të Kur'anit deri në lindje të diellit
(dhikri i mëngjesit):
Pejgamberi
salallahu alejhi ve selem ka qëndruar pas namazit të
sabahut në xhami deri në lindje të diellit
(Muslimi)
Ka
thënë Allahu tebareke ve te'ala:
''... lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit
është e përcjellur. (El-Isra,78)
Kush
dëshiron të bëjë një hatme në
ramazan, ai le të lexoj gjysmën e saj në
këtë kohë.
Kush dëshiron dy hatme të lexoj në ramazan
ai le të lexoj një në këtë kohë.
Kush dëshiron tri hatme ti lexoj në ramazan, ai
le të lexoj një e gjysmë në këtë
kohë.
Kush dëshiron më shumë se kjo vetë vetvetes
le t'ia shtoj sa të ketë mundësi.
4.
Falja e dy rekateve:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''Kush
e fal namazin e sabahut me xhemat, pastaj qëndron duke
e Madhëruar dhe Lavdëruar Allahun deri në
lindje të diellit, pastaj i fal dy rekate, do të
jetë i shpërblyer me shpërblimin e haxhit
dhe umres, plotësisht, plotësisht, plotësisht.''(Hadithin
e shënon Tirmidhiu)
4.
Bëj dua (lute) Allahun që ta bëjë ditën
e bereqetshme:
Ashtu siç ka thënë Pejgamberi salallahu
alejhi ve selem: '' Allahu imë, të lutem për
të mirat e kësaj dite, me fitore, ndihmë,
dritë, bereqet dhe udhëzim, kërkoj mbrojtje
prej teje nga çdo e keqe që është
në të dhe pas saj.'' (Hadithin e shënon Tirmidhiu)
6.
Të flesh (pushosh) me nijetin e shpërblimit:
Ka thënë Muadhi, radijallahu anhu: '' Me të
vërtet shpresoj shpërblim për gjumin tim,
ashtu si shpresoj shpërblim kur zgjohem.''
7.
Të shkosh në shkollë apo në punë:
Ka
thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem: ''
Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë
se sa ai i cili e ka fituar me dorën e tij. Me të
vërtet i Dërguari i Allahut Davudi, alejhi selam,
është ushqyer me pasuri duke e fituar me dorën
e tij.''(Hadithin e shënon Buhariu)
I
Dërguari salallahu alejhi ve selem thotë:'' Kush
niset rrugës për të fituar dituri, Allahu
do t'ia lehtësoj rrugën deri në Xhenet.''(Buhariu)
8.
Ta Madhërosh dhe Lavdërosh Allahun, tebareke ve
te'ala, gjate ditës:
''...dhe
me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen
''(Ar-R'ad,28)
Ka
thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem''
le
të jetë gjuha jote çdoherë e lagur
duke e përmendur Allahun e Lartësuar''. (Tirmidhiu,
Ibn Maxhe)
Ka
thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''
Banorët e Xhenetit nuk do të ankohen për
asgjë, përveç momentit i cili ka kaluar,
e në të nuk e kanë Lavdëruar Allahun
e Lartësuar.'' (Hadithin e shënon Tabarani)
9.
Sadakaja e përditshme:
Ta
kesh në mendje se melaqet për çdo mëngjes
bëjnë dua për atë i cili jep sadaka,
siç cekët në hadithin e Pejgamberit salallahu
alejhi ve selem:'' O Allah, dhuroj secilit i cili jep dhe
më shumë se që jep...'' (Hadithin e shënon
Buhariu)
Pas dite:
1.
Namazin e drekës ta falesh në kohë me xhemat.
Ka thënë Ibn Masudi radijallahu anhu. :''I Dërguari
salallahu alejhi ve selem na ka mësuar gjerat që
të dërgojnë në udhëzim, e njëra
prej tyre është namazi i falur në xhami në
të cilën thirret ezani.'' (Hadithin e shënon
Muslimi)
2.
Ti falesh sunetet e drekës, qe bien dymbëdhjetë
sunete të vërtetuara të ditës, katër
para farzit dhe dy pas farzit.
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''
Ai i cili gjatë ditës dhe natës i fal dymbëdhjetë
rekate sunet, do ti ndërtohet një shtëpi
në Xhenet: Katër para namazit të drekës
dhe dy pas , dy rekate pas akshamit, dy pas jacis dhe dy
para sabahut.''(Muslimi)
3.
Pushimi i shkurtër.
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''...edhe
trupi yt ka të drejtë në ty...''
Ikindia:
1.
Namazin ë ikindis ta falësh me xhemat.
Mundohu që ti falësh katër rekate para farzit,
sepse ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve
selem:''E mëshiroftë Allahu njeriun i cili i fal
katër rekate para farzit të ikindis.''(Hadithin
e shënon Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
2.
Nëse mban dikush ligjëratë apo ders në
xhami të qëndrosh dhe ta dëgjosh:
Ka
thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem: ''Kush
shkon në xhami të mësoj diçka, ose
të tjerët ti mësoj, ka shpërblimin e
haxhit të kryer.''
(Hadithin e shënon Tabarani)
3.
Qëndrimi në xhami:
Ka
thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''
Kush merr abdesë në shtëpinë e tij,
ashtu siç duhet, pastaj shkon në xhami, ai është
mysafir i Allahut, ndërsa e drejta e atij që e
viziton është që ta gostisë mysafirin
e tij.''(Hadithin e shënon Tabarani)
Të
lexojmë Kur'an sa të kemi mundësi, po nëse
dikush dëshiron të bëjë një hatme
në ramazan, ai le të lexoj gjysmën e saj
në këtë kohë.
Kush dëshiron dy hatme te lexoj në ramazan ai
le të lexoj një në këtë kohë.
Kush dëshiron tri hatme ti lexoj në ramazan, ai
le të lexoj një e gjysmë në këtë
kohë.
Kush dëshiron më shumë se kjo vetë vetvetes
do t'ia shtoj sa të ketë mundësi.
4. Ta thuash dhikrin e mbrëmjes:
Akshami:
1.
Të bësh dua para fillimit të iftarit:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''Tre
personave duaja nuk u refuzohet, agjëruesit derisa
të bënë iftar
''(Hadithin e shënon
Tirmidhiu)
2. Ta fillosh iftarin me duan:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''
''U
shua etja, u mbushën venat, dhe shpërblimi është
siguruar, në dashtë Allahu.'' (Ebu Davudi)
3. Ta falësh namazin e akshamit me xhemat:
4.
Shoqërimi me familje:
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''edhe
gruaja jote ka të drejtë në ty
''
5. Përgatitja për namazin e jacis dhe teravisë:
Jacija:
1.
Namazin e jacis ta falesh me xhemat.
2. Namazin e teravisë ta kryesh deri në fund me
imamin.
Ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''
Kush e kalon ramazanin duke u falur, me besim dhe duke shpresuar
shpërblimin e Allahut, xhele shanuhu, do ti falen gabimet
e më parme'' (Buhariu).
Prej
Ebu Dherrit, radijallahu anhu, transmetohet se ka thënë
:''...kush falet pas imamit, derisa imami ta përfundon
namazin e tij, do ta ketë shpërblimin sikurse
të ishte falur tërë natën!'' (Hadithin
e shënojnë pesë imamët ndërsa Tirmidhiu
e sheh të vërtet)
3.
Leximi I Kur'anit
Kush dëshiron të lexoj një hatme ne ramazan,
ai le të lexoj gjysmën e saj në këtë
kohë.
Kush dëshiron dy hatme të lexoj në ramazan
ai le të lexoj një në këtë kohë.
Kush dëshiron tri hatme ti lexoj në ramazan, ai
le të lexoj një e gjysmë në këtë
kohë.
Kush dëshiron më shumë se kjo vetë vetvetes
le t'ia shtoj sa të ketë mundësi.
Fundi
i pjesës së tretë:
1.
Namazi i natës, me ruku dhe sexhde të gjatë.
2.
Falja e namazit të vitrit, për ata që nuk
janë falur pas imamit me xhemat.
Ka
thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selem:''Bëni
që namazi i juaj i fundit të jetë vitri.''
(Buhariu dhe Muslimi)
3.
Kush dëshiron të lexoj një hatme në
ramazan, ai le të lexoj gjysmën e saj në
këtë kohë.
Kush dëshiron dy hatme të lexoj në ramazan
ai le të lexoj një në këtë kohë.
Kush dëshiron tri hatme ti lexoj në ramazan, ai
le të lexoj një e gjysmë në këtë
kohë.
Kush dëshiron më shumë se kjo vetë vetvetes
le t'ia shtoj sa të ketë mundësi.
Në kohë të lirë
-Vizitoj
të afërmit, fqinjët, shokët.
-Mundohu
që të jesh aktiv në fushën e davetit
gjatë ramazanit,
-Leximi
I librave të dobishme, që i sqarojnë rregullat,
por edhe që kanë lidhje me sjellje të mirë.
-Shfrytëzo
çdo rast që ta forcosh imanin, dhe të veprosh
sa më shumë hajr dhe vepra të mira në
këtë muaj të bekuar.
Vërejtje:
1.
Është e njohur se në xhamit tona, falen teravitë
bashkë me vitrin, për këtë ta kryesh
atë namaz me xhemat, së bashku me imamin, prej
fillimit deri në fund, është më mirë
se sa ta lesh vitrin që ta falësh vetëm në
fundin e pjesës së tret, për arsye të
hadithit të Pejgamberit salallahu alejhi ve selem:''..kush
falet pas imamit, derisa imani nuk e përfundon namazin,
do ta ketë shpërblimin sikurse të ishte falur
tërë natën.''
Ndërsa
ai i cili nuk ka pas sukses ti fal teravitë me imam,
për të është më mirë që
ta lenë vitrin për fundin e pjesës së
tret.
2. Koha për dhikrin e mëngjesit fillon pas namazit
të sabahut dhe zgjat deri në lindje të diellit,
ndërsa koha për dhikrin e mbrëmjes fillon
prej ikindis dhe zgjat deri në perëndim të
diellit. Ky është mendimi edhe i Ibn-Kajimit,
rahimehullah, e argument për këtë është
fjala e Allahut, te'ala:...'' duke falënderuar Zotin
tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit
të tij,'' (Ta-ha, 130)
Derisa
shejh Abdul'Aziz bin Bazi, rahimehullah, thotë se ai
i cili nuk e ka bërë këtë para lindjes
së diellit, mundet deri në namaz të drekës,
e kush nuk e ka thënë dhikrin e mbrëmjes
deri në perëndim të diellit, mundet edhe
pas namazit të akshamit, apo pas jacis.
Dhe në fund, paqja dhe mëshira qofshin mbi Muhammedin,
salallahu alejhi ve selem.
www.botaislame.com
|