Mësimi i Akides (Besimit) vjen së pari!

E shtune 14 qershor 2008

Akidja (besimi) vjen së pari, sepse ajo është themeli i thirrjes së profetëve. Allahu i Lartësuar thotë me anë të çdo profeti që ai ia dërgoi popujve: "O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij" (Hud, 84)

Akidja vjen së pari sepse ajo është që bën dallim në mënyrë të vendosur midis përfundimit në zjarrin e xhehenemit përgjithmonë apo shpëtimit nga ai.

A e keni dëgjuar fjalën e Allahut: "S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh." (An Nisa, 48)

Shirku (ortakëria në adhurim) është nga gjërat më të mëdha që e mohojnë Teuhidin (njëshmërinë e Allahut) i cili është baza e besimit të drejtë.

Pra akidja duhet të jetë e para sepse t'i bësh shirk Allahut është forma më e madhe e padrejtësisë siç thotë Allahu i Lartësuar: "Me të vërtetë që shirku është padrejtësia më e madhe." (Lukman, 13)

Akidja duhet te jete parësore sepse shkaku i vërtetë i ndryshimeve në të keq dhe shkatërrimeve që kanë ardhur në botën tonë islame është nga papastërtia në akide. Me të vërtetë besimi i shumë muslimanëve sot, ka ardhur duke u prishur nga çështjet e shirkut të madh si: Bërja tavaf varreve, kërkimi ndihmë përmes njerëzve të vdekur dhe kështu duan të përmbushin nevojat dhe punët përmes tyre.

Në këtë mënyrë ata kthehen në kohet para islame, në kohët e injorancës dhe kjo sikurse të mos e kenë dëgjuar fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: "Nëse ju u luteni dhe u thërrisni atyre ata nuk e dëgjojnë thirrjen tuaj por edhe sikur ta dëgjojnë atë ata nuk mund t'ju përgjigjen juve dhe në ditën ë gjykimit ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. Dhe askush nuk mund të të njoftojë ty si Ai i Cili është i Mirënjohuri, i Gjithëdituri i çdo gjëje." (Fatir, 14)

Kështu ne, ju ndalojmë juve, duke u bazuar në argumente të sheriatit, nga risitë në fe të sufive (mistikeve si dervishë, shia, nakshibandi etj.)

Shumë prej muslimanëvë i kanë kthyer këto risi në fe si traditë fetare dhe i kanë ngritur në një nivel aq të lartë sa janë duke edukuar në to dhe ka vende qe i kanë ligjëruar këto risi fetare (bidate), si festimi i ditëlindjes të Profetit alejhi selam. Risi të tilla saqë po kopjohen e shoqërohen të krishterët në festat e tyre për të mos përmendur këtu devijimet në punë, mënyra etj, që i ndan ata nga Kur`ani dhe tradita (sunneti) profetike. Kuptohet me lejen e Allahut të Lartit Madhështorit.


Me këtë vëlla i dashur ne të kemi treguar vërtetësinë e deklaratës tonë:

AKIDJA (besimi) VJEN SË PARI
www.botaislame.com


 

Earth PicturesEarth ResearchEarth MapsEarth TriviaEarth Facts