|
CIA
i dërgoj të burgosurit në Jordani
E
enjte 10 prill 2008
CIA fshehurazi i transferoj së paku 14 të dyshuar
"për ta luftuar terrorin" në Jordani
për marrje në pyetje dhe torturim, thotë
një grup kryesuese e të drejtave (Human Rights
Watch).
Human
Rights Watch, me seli në Nju Jork, tha se Jordania,
njëra prej aleatëve kyçëse në
Lindjen e Mesme, mbajti të burgosur dhe kreu hetuesi
në interes të CIA-s deri së paku në
vitin 2004.
"Derisa
një grusht vendesh ka marr të burgosur prej Amerikës
gjatë kësaj periudhe, nuk besohet që asnjë
vend tjetër të ketë mbajtur më shumë
se sa Jordania," tha grupa (Human Rights Watch) në
komunikatën e saj për shtyp.
Gjatë
programin të dorëzimit CIA, të dyshuarit
i ka transferuar përmes aeroplanëve prej një
shteti në një tjetër, zakonisht në fshehtësi,
pa pasur nevojë për procedurë legale.
Zyrtarët
Amerikan kanë pranuar se i kanë transferuar rreth
150 të dyshuar prej një shteti në një
tjetër, por thonë se ata kanë marrë
siguri diplomatike prej autoriteteve të huaja se tortura
nuk do të përdoret ndaj të burgosurve.
Hetuesi
maltretuese
"Ne
dokumentuam për më shumë se disa raste në
të cilat të burgosurit ishin dërguar në
Jordani për tu torturuar" tha --Joanne Mariner,
Human Rights Watch-
Grupa
(Human Rights Watch) tha se Jordania natyrisht i torturoj
të dyshuarit me rrahje të gjatë në shputat
e këmbës.
"Administrata
e Bushit pohoj se nuk ka transferuar njerëz në
shtetet e huaja për hetuesi maltretuese," tha
Joanne Mariner, drejtori për terrorizëm dhe kontra
- terrorizëm në Human Rights Watch.
"Ne
dokumentuam për më shumë se disa raste në
të cilat të burgosurit ishin dërguar në
Jordani për tu torturuar."
U
tha se 5 Jemenas, 3 Algjerian, 2 Saudit, 1 nga Mouritania,
1 Sirian, 1 Tunizian, dhe një apo më shumë
Çeçenë të Rusisë iu dhanë
Jordanisë.
Pesë
prej tyre të cilët ishin dërguar në
Jordani, tani gjenden të burgosur në Guantanamo,
u tha.
Një
pjesë e raportit e detajizuar në një shkrim
të një të burgosuri-i cili raportohet të
jetë transferuar në Guatanamo - derisa ishte në
burg në Jordani deri në fund të vitit 2002
i cili i referohet keqtrajtimeve që i ishin bërë.
Ali
el-Haxh el-Sharkaui i shkroi GDS se hetuesit e kishin rrahur
atë "në një mënyrë e cila
s'kishte kufij".
"Ata
mu kërcënuan me rrymë elektrike, me gjarpërinj
dhe me qen... [Ata më thanë] ne do të bëjmë
që ta shohësh vdekjen... Ata mu kërcënuan
se do të më dhunojnë," u tha.
Human
Rights Watch tha se raportet e saj janë bazuar në
informata të dorës së parë prej të
ish të burgosurve Jordanezë të cilët
kishin qenë të burgosur së bashku me terrorist
të dyshuar jo Jordanez.
www.botaislame.com
|