Pentagoni posedon video-përshkrimet e dhunimit të fëmijëve në Abu Graib

E marte 08 prill 2008

"Pentagoni ka video-përshkrimet e dhunimit të fëmijëve në Abu Graib. Fëmijët janë të sodomizuar, e tërë kjo është e xhiruar me video-kamerë. Më trishtuesja nga tërë ajo është përshkrimi i britmave të fëmijëve", thotë Sejmour Hersh.

Seymour Mjron Hersh njëri nga më të njohurit prej gazetarëve amerikan, njeriu i cili është fitues i shpërblimit të Pulicerve për hulumtim gazetarie, njeriu i cili i pari e zbuloi të vërtetën për maltretimet të cilat i bëjnë amerikanët në burgun Abu Graib në Irak, këtyre ditëve prapë e lajmëron botën publikisht edhe për një video përshkrim të tmerrshëm që qeveria e Xhorxh Bushit e dinë, por e fsheh nga publikimi.

Fëmijët janë të sodomizuar, dhe e tërë kjo e xhiruar me precizitet. Më e tmerrshmja prej të gjithave është zëri i britmave të ofshamave të fëmijëve " thotë Sejmour Hersh. Administrata e presidentit Bush pa dyshim se do të mbahet në mend si aparati më i egër shtetëror në botë. Muret e Pentagonit fshehin shumë të vërteta për krimin e ushtarëve amerikan të cilat krime i kanë bërë nën instruksionin e presidentit Bush dhe të tjerëve në pushtet në qeveri në Shtetet e Bashkuara Amerikane.

UN-rrjeti informativ i regjionit këtyre ditëve i bëri publike të dhënat për maltretimin e fëmijëve Irakian nëpër burgjet e amerikanëve në Irak. Sipas këtij informacioni, fëmijët në burg trajtohen sikurse personat e mëdhenj duke kaluar nëpër të gjitha fazat e maltretimeve sikurse të mëdhenjtë.

Saff
www.botaislame.com


 

Earth PicturesEarth ResearchEarth MapsEarth TriviaEarth Facts