Furkanul Hakk

E mërkure 04 maj 2008

Bismilahi rrahmani rrahim

Falënderimi i takon vetëm Allahut vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, salavatet dhe selamet tona qofshin mbi Pejgmaberin alejhi selam, mbi familjen e tij, shokët e tij besnikë dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e kiametit.

Dëshmoj se s`ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe dëshmoj se s`ka pasues tjetër që meriton të pasohet përveç Pejgmaberit alejhi selam.

S`ka dyshim se fjala më e mirë është fjala e Allahut ndërsa udhëzimi me i mirë është udhëzimi i Pejgmaberit alejhi selam, ndërsa gjërat më të këqija janë ato të shpikurat dhe çdo e shpikur në fe është bidat dhe çdo bidat është lajthitje nga rruga e Allahut dhe çdo lajthitje është humbje.

Vëllezër Muslimanë s`ka dyshim se lufta ndërmjet të vërtetës dhe të pavërtetës ka qenë gjithherë mbi sipërfaqen e tokës dhe ende vazhdon në ditët tona dhe do të vazhdojë deri në ditën e kijmaetit, ndërsa Feja Islame po luftohet me të gjitha mjetet qofshin ato të shkrimit me anë të librave, gazetave, revistave, fletushkave, apo me anë të televizionit, radios, internetit e shumë mjeteve tjera të lloj-llojshme.

Mirëpo, kohëve të fundit jobesimtarët dëshirojnë që Muslimanëve t`u hedhin dyshim në librin e Allahut në Kur`anin për të cilin Allahu e ka marrë nën mbrojtje se do ta ruajë deri në ditën e Kijametit. Ata, jobesimtarët mundohen t`u hedhin dyshim muslimanëve duke iu thënë se ky Kur`an që e keni ju nuk është i vërtetë ndërsa Kur`ani i cili është i vërtetë është ai që në e kemi bërë dhe që quhet ``FURKAN EL- HAKK``.

S`ka dyshim vëllezër Muslimanë se Kur `ani është luftuar që në fillim të zbritjes së tij dhe vazhdon të luftohet nga ana e qafirave edhe sot e kësaj dite mirëpo a do të munden jobesimtarët të bëjnë diçka përgjigjja është ``JO`` sepse Allahu e ka marrë nën mbrojtje dhe do ta ruajë Kur`anin deri në Kiamet Allahu ka thënë. ``Ne e zbritëm Kur`anin dhe ne do ta ruajmë atë ``.

Mendimet e qafirave rreth Kur`anit:

Thotë njëri nga qafirat: ``Obligohemi ta përdorim Kur`anin sepse ai (Kur`ani) është arma më e mirë e muslimanëve dhe ne duhet ta përdorim atë kundër muslimanëve derisa të mbizotërojmë kundër tyre``.

Ndërsa një kryqtar tjetër thotë : ``Kur t`ua largojmë Kur`anin arabëve t`ua heqim atë ta marrim Medinen dhe Meken nga arabët atëherë mund t`i shohim arabët se si do ta pasojnë kulturën perëndimore dhe do të largohen nga Muhamedi dhe Kurani``.

Ndërsa një i krishterë tjetër thotë: `` Përderisa Kur`ani është në duart e Muslimanëve, Evropa nuk do të mundet të mbizotërojë mbi lindjen e mesme mirëpo as Evropa nuk mund të jetë e qetë``.

Pastaj i thotë një i krishterë tjetër mbledhjes britaneze :`` Përpara neve janë katër gjëra që të arrijmë t`i mashtrojmë Muslimanët.

1. Nëse ua ndërrojmë Kur`anin

2. Nëse ua prishim Qaben

3. Nëse i ndalojmë nga Namazi i Xhumasë dhe

4. Nëse ua shkatërrojmë universitetin e Az`harit

Vëllezër dhe motra, Allahu azewxhel-le e ka zbritur këtë Kur`an dhe ka thënë :

`` I madhëruar është Ai, që ia shpall Furkanin (Kur'anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues). [Suretu Furkan 1] ``

Pra Furkan është fjala e Allahut, është Kur`ani të cilin e zbriti Allahu në zemrën e Pejgmaberit alejhi selam.

Sot vëllezër Muslimanë, jobesimtarët po e shpërndajnë një rrenë një gënjeshtër një shpifje të madhe dhe një libër që ata e quajnë FURKANUL HAKK, duke i mashtruar njerëzit se ky është Kur`ani i vërtetë. Ky libër përbehet prej 366 fletëve dhe përmban 77 sure.

Mirëpo unë po të thirri ty që të mendosh dhe mos të jesh gafil i pakujdesshëm ndaj asaj që përmbajnë këto sure të këtij libri që e kanë shpifur qafirat, për arsye se këto sure përmbajnë rrena, trillime dhe gjëra që janë në kundërshtim me librin e Allahut, Kur`anin për të cilin Allahu ka thënë:

`` Ky është libri në të cilin s`ka dyshim ``

Sureja, apo Kaptina e parë në këtë libër të trilluar është suretu Fatiha dhe prej sureve tjera është edhe sureja el-mehabbete , suretu ethaluuth , suretu zina , suretu ettuhur, suretu selam, suretul mevidhatu, suretu salah, suretul munafikun, suretul ad`ha, suretulkafirun, suretu tenziil, suretul abethe, suretu shehid e shum, e shum, sure tjera që ata i kanë trilluar dhe i kanë shpifur me gjuhët e tyre.

Hapja e këtij libri fillon me fjalët e Kufrit, fjala e parë në hyrje të këtij libri është``Me emrin e të atit, birit të shpirtit``duke i shqiptuar fjalët e krishterëve që i bëjnë gjatë ceremonive te tyre.

Mirëpo Kur`ani e mohon këtë dhe thotë:

Thuaj: Ai, All-llahu është Një!


All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.


As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.


Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
[Suretu ihlas 1-4]


Pastaj thotë Allahu:

Ata thanë: "I Gjithëfuqishmi ka fëmijë".

Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.

Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë).

Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë.

E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.

Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t'iu paraqitur Zotit si rob.

Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishtme.

Dhe në ditën e kijametit secili do t'i paraqitet Atij i vetmuar.
[Suretu Merjem 88-95].


S`ka dyshim se ky libër përmban lloj-lloj trillime të ndryshme mirëpo ne do t`i përmendin vetëm disa prej tyre , këta të humbur e kanë emërtuar një sure suretul salib dhe kanë shkruar në këtë sure se Isai alejhi selam ka vdekur në kryq për t`ia falur gjynahet njerëzimit, ndërsa lexues i nderuar Allahu thotë në Kur`an.

Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut". Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.


Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i Plotfuqishëm, i dijshëm. Suretu Nisa 57-58. Pastaj një sure të cilën e kanë trilluar këta qafira, quhet suretu salah, thuhet në këtë libër të trilluar O ju të cilët keni humbur, a doni t`ju tregoj për një tregti e cila ju shpëton nga zjarri i xhehnemit dhe dënimi i madh, duane njëri-tjetrin dhe mos e urreni, duani armiqtë tuaj dhe mos i urreni, dashuria ndaj armiqve është rruga jonë e drejtë. Ndërsa Kur`ani i vërtetë thotë:

O ju që keni besuar, a t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:

T'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini. [Suretu es-Saf 10-11].

Pastaj një sure tjetër e kanë emërtuar suretul Munafikun dhe thuhet në këtë sure `` dhe ju bënit kurtha edhe shejtani bënte kurtha dhe ai shejtani është me i miri i cili bën kurtha``

Dhe thuhet se shejtani ua ka vulosur zemrat ndërsa në sytë e tyre kanë perde dhe ata nuk shohin as nuk dëgjojnë dhe janë popull që nuk kuptojnë.

Ndërsa Kur`ani thotë Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e All-llahu i asgjësonte, se All-llahu është më i miri që asgjëson dredhitë.

E shumë e shumë trillime dhe gënjeshtra tjera të cilat i kanë shpifur këta injorant dhe njerëz të cilët nuk kuptojnë asgjë.

Mirëpo mos u frikësoni për Kur`anin sepse Allahu do ta ruajë dhe ka garantuar se do ta ruajë, Allahu ka thënë në Kur`an ``Ne me madhërinë tonë e shpallëm Kur`anin dhe ne do ta mbrojmë dhe ruajmë atë gjithsesi.

Pastaj Allahu ka thënë në Kuran, Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin". [ Isra 88 ].

Allahu xh.xh iu kërkoi njerëzve dhe xhinëve që t`i sjellin vetëm 10 sure sikur Kur`ani Apo, pse ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur'anin)". Thuaj: "Formuloni pra, dhjetë kaptina si ai (Kur'ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë (?ka thoni), kë të mundeni për ndihmë!"[Hud 13]

Mirëpo nuk mundën as dhjetë sure t`i sjellin atëherë Allahu iu kërkoi që ta sjellin një ajet sikur Kur`ani.

E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur'ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur'ani nuk është prej Zotit).

E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët. [Sure Bekare 23-24]

Mirëpo vepra e këtyre gënjeshtarëve nuk është asgjë tjetër veç se humbje dhe Allahu tregon për veprat e tyre në një ajet Kur`anor dhe thotë:

Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë. [Suretu Nur 40]

E falënderojmë Allahun fuqiplotë i cili e ka marrë nen mbrojtjen e tij Kur`anin dhe Allahu do ta ruajë deri në ditën e kijmaetit, kot mundohen pabesimtarët, politeistët, idhujtarët se nuk janë duke bërë asgjë vetëm se i kanë shpall luftë Allahut fuqiplotë e le ta din se kush i shpall Allahut luftë ai ka humbur ende para se të fillojë lufta.

Wel hamdu lilahi rabbil alemin
www.botaislame.com


 

Earth PicturesEarth ResearchEarth MapsEarth TriviaEarth Facts