A lejohet shërimi me Kuran?

PDF | Print | E-mail

El-Arbiah 13 Dhul Hixheh 1432 / 09 10 2011alt

Përgjigjja: S`ka pengesë në këtë, sepse Allahu i Madhëruar ka treguar se Kurani është shërues dhe se prej tij fitohet shërimi, thotë Allahu i Madhëruar: O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. Junus 57

Thotë Allahu i Madhëruar: Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim. Isra 82

Thotë Allahu i Madhëruar: Thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. Fussilet 44

Nga këto ajet fitohet se shërimi me Kuran është i veçantë vetëm për besimtarët që veprojnë me të, të cilët besojnë se Kurani është fjalë e Allahut dhe për ata që iu qetësohen zemrat në të, duke u bindur në të gjitha ato që ka lajmëruar Allahu.

Duhet të dijë ai  i cili bën rukje ajetet dhe suret me të cilat kërkohet shërimi i Allahut, si p.sh: Ajetul Kursin, ajetet e shërimit, ajetet e sifateve dhe emrave të Allahut, ajetet e Teuhidit dhe tevekulit dhe kjo bëhet kur i sëmuri i lexon këto dhe fryn në vetën e tij apo ndokujt tjetër i lexon Kuran dhe i fryn atij, apo prek vendin e dhimbjes tek personi dhe i lexon ajete duke i fryrë dhe duke ia përshkruar me dorë tek vendi i dhimbjes, këtë e bën disa herë duke e përsëritur kjo me lejen e Allahut bën që njeriu të shërohet nga të gjitha sëmundjet si p.sh: Prekja e xhinnit, mësysh, magjia gjithashtu edhe nga sëmundjet  si p.sh. kanceri, infrakti etj. 

Kjo është e vërtetuar edhe me përvojë të njerëzve edhe pse kjo iu duket e pamundur mjekëve ajo çfarë na ka lajmëruar Allahu është e para që zënë vend në zemrat tona, pastaj këtë e  kanë provuar edhe njerëzit. Allahu e din me se miri.

Shejh: Abdullah ibn Xhibrini Allahu e mëshiroftë

Pergatiti: -Ebu Merjem-

www.botaislame.com

Hits: 1700
Comments (0)Add Comment

Write comment

busy