Masakra në Burmë (FOTO): U vranë 230 muslimanë, 500 të plagosur...

PDF | Print | E-mail

El-Thulathah 22 Rexheb 1432 / 12 06 2011alt

Është vlerësuar që nga e premtja u vranë mbi 230 muslimanë Rohingja dhe 500 u plagosën nga ana e budistëve racist Rahinija dhe shërbimit të sigurisë të Burmës, shtet në Azinë Jugore ku Budistët e përbëjnë shumicën e 56 miliona të popullsisë, ndërsa muslimanët përbëjnë rreth 5% të popullsisë (rreth 2.5 milion). Muslimanët Rohingje sipas OKB-së janë pakica më e rrezikuar në botë.

Numri i të vrarëve dhe të plagosurve nuk është përfundimtar, sepse masakra ka vazhduar edhe sot. Gjithashtu, numri i saktë i të vrarëve në këtë pikë nuk mund të përcaktohet me saktësi pasi shumë muslimanë janë barikaduar në shtëpitë e tyre ose janë larguar prej tyre më parë.

Gjithashtu, shumica e trupave të vdekur të muslimanëve Rohingja të vrarë nga idhujtarët budistë (që besojnë në shumë zotëra), mbahen nga ana e policisë mushrike apo natën transportohen në vende të fshehta.

alt

Masakra e muslimanëve burman të shtetit Aragon po ndodh në qytetet Sitv dhe Maungdava dhe zonat përreth të banuara nga komuniteti me shumicë muslimane. Motivi për masakrën ishte vrasja e mësueses Rahini, të cilën e vrau një nga idhujtarët budist, dhe pastaj e la trupin e saj në afërsi të një fshati musliman, pastaj masa e mushrikëve filloi të avancojë drejt masakrës të përgatitur për muslimanët e Sitvea dhe Maungdave. Duke gjykuar nga faqet dhe bloget e internetit të mushrikëve Rahini aktualisht në Burma po ndodh spastrimi etnik i muslimanëve. Shumë bloge raportojnë se armiku i popullit nuk është regjimi, as ai ushtarak as demokratik, por është islamizimi i Burmës, dhe tani ka ardhur koha që Burma të "pastrohet" prej muslimanëve.

alt

Edhe pse kryesuesit e komunitetit musliman Rohingja ia dërgoi një kërkesë qeverisë së Burmës për ta parandaluar masakrën, e cila prej ditës në ditë është edhe më e përgjakshme, qeveria mushrike nuk bën asgjë për ta frenuar turmën budiste, kështu që muslimanët e Burmës kanë apeluar për ndihmë tek komunitetin botëror.

Me pak fjalë, nga mesdita e së dielës, së paku 200 muslimanë Rohingja nga Maungdaua dhe rreth 30 nga Sitvea u vranë nga forcat e sigurisë dhe nga idhujtarët e armatosura budistë të organizuar si paramilitarë. Së paku 50 muslimanë janë raportuar të zhdukur. Gjithsejtë 30 fshatra nga Maungdaua dhe 6 fshatra nga Sitvea (Akjaba) u dogjën plotësisht nga idhujtarët budistë Rahine. Idhujtarët budistë më par ishin trajnuar në një tempull budist Njaoung Chiang në komunën Buthidaung nga shërbimet e sigurisë.

alt

Policia dhe turmat e armatosura të paganëve erdhën në shtëpitë muslimanëve dhe pastaj i dogjën ato. Nëse pronarët kishin dalë për ti shuar ato, ata do të vriteshin pa mëshirë. Një numër i madh i xhamive janë djegur gjithashtu, duke përfshirë një xhami në afërsi të aeroportit në Sitveu, xhamia në Narittardilu, xhamia Morkos në Sikdarparau, xhamia e Noapara-s, dhe xhamitë Sambanna Sarkumbo Ali në Tangjavu. Në masakrën kundër muslimanëve të Sitvea kanë marrë pjesë më shumë se 10 000 idhujtarë Rahin.

alt

Trupat e vdekur të muslimanëve Rohingja fshehën në vende të ndryshme në Maugdavu. Paganët Rahin dhe anëtarët e shërbimeve të sigurisë nën errësirën e natës i zhvendosin trupat e të vdekurve me karrocë nga Joatheta gjetkë.

Mbi 3000 Rahini politeist u sollën nga Rathedonga në jug të Maungdav me urdhër të shërbimeve të sigurisë nga Maungdava për ti bashkuar kapacitetet e tyre, thanë pleqtë lokal për shtypin Kaladan. "Ne kemi shumë frikë nga sulmet e Rahinijave, tani kur të bie shiu i rëndë në Maugdavu".

alt

Tani, shumë fshatarë kanë mbet të pastrehë dhe jetojnë nën qiell të hapur. Nuk marrin ndonjë mbështetje nga qeveria. Rreth 1000 shtëpi janë djegur deri sa janë bërë hi.

Mediat botërore pothuajse nuk e përmendin këtë masakër, ose raportojnë duke shtrembëruar rreth gjendjes së vërtet dhe duke zbrit numrin e viktimave.

Derisa jeni duke e lexuar këtë, muslimanët e Burmas po luftojnë për mbijetesë. Edhe një tjetër masakër e muslimanëve po ndodh

momentalisht para syve të publikut botëror ...

Burimet:

1. http://thesail.wordpress.com/2012/06/10/non-stop-brutal-violences-taking-place-against-rohingyans-urgent-intervention-require-in-arakan/

2. http://www.kaladanpress.org/v3/

3. http://rafiquearakani.blogspot.com/2012/06/100-rohingyas-killed-and-500-wounded-in.html?utm_source=BP_recent

/PutVjernika/

www.botaislame.com

Hits: 1284
Comments (2)Add Comment

Write comment

busy