Masakra në Burma dhe heshtja e mediave

PDF | Print | E-mail

altBurhan SEFERI

Tentimi për të heshtur gjatë masakrës në Burma, edhe njëherë tregon se kudo që të shkosh, shumica e mediave janë nën mbikqyrjen e organizatave të fshehta, që fshehtë e sundojnë botën. Numri i të masakruarve çdo ditë po rritet, ndërsa gjatë fillimit të masakrës, mediat më të mëdha botërore kanë heshtur, e kanë mbajtur të fshehtë këtë masakër edhe pse sipas një web-faqe të Indonezisë, ata i kanë dërguar lajmin CNN-së dhe BBC-së për t’u treguar se çfarë po ndodh.

Edhe gjatë aksionit Monstrum në Maqedoni, ka pasur marrëveshje mes qeverisë dhe mediave për t’u përkrahur i gjithë aksioni, por kur tradhtarët, të pafytyrët, të shiturit, e panë se u tradhtuan nga qeveria, menjëherë filluan të publikonin lajme kundër aksionit, për mos ta humbur besimin në popull. Këtë e dëshmon se deri në ora 13:00 nuk ka pasur asnjë lajm kundër qeverisë, por shumica e tyre deri atëherë e kanë përkrahur aksionin.

Por të kthehemi në temë. Heshtja e mediave apo manipulimi me shumicën e popullatës në një shtet, por edhe në një kontinent, kohëve të fundit po bëhet normale, edhe pse do të kundërshtohem, por realiteti është ky. Ushtritë e mëdha në botë, quaji ato okupatore apo çlirimtare, asnjëherë nuk kanë guxuar ta bëjnë një hap për të hyrë në një shtet, vetëm se kanë pasur përkrahjen e fshehtë nga mediat botërore, dhe nëpërmjet tyre janë munduar që ta fshehin realitetin e hidhur, gjakun e derdhur, masakrat, torturat nëpër burgje, dhunimin e grave, mbytjen e fëmijëve. Këtë e dëshmon ajo se mbi një milion njerëz janë vrarë në Irak, shumica e tyre nga bombardimi i ushtrisë amerikane, mbi një milion në Afganistan dhe të tjera, shifra të cilat çmendin njeriun. Mos të harrojmë se për torturimet në burgun e Ebu Gharibit në Irak, dolën disa media të pavarura për ta treguar lajmin, e pastaj shpejtuan të tjerat për të treguar se çfarë po ndodh.

A thua pse gjatë kësaj masakre ekziston një qetësi e madhe dhe dertin e masakrës e ndjejnë vetëm muslimanët anë e mbanë botës? A thua ata nuk janë njerëz? A thua nuk janë fëmijë, gra dhe pleq, të pafajshëm, baballarë dhe nëna? A thua pse SHBA-ja nuk intervenon atje? Pse OKB-së nuk i intereson masakra në Burma? A vetëm pse nuk ka naftë? Nuk ka interes shtetëror? A është gjaku i një njeriu më i lirë se nafta? Shpirti i njeriut nuk blihet, qoftë edhe me miliarda dollarë, por nga kjo ndodhi dalin shumë mësime për muslimanët që gjinden në gjumin e thellë, nuk ka kush i zgjon, vetëm se kur t’i ndodh atij personalisht. Ajo që po ndodh në Siri dhe në Burma, është vetëm sinjal se të pafetë, të fëlliqurit, kanë urrejtje të madhe ndaj Islamit, edhe nëse fshihen pas kombit, ajo ka ndodhur në Ballkan, në mesin e Srebrenicës, në mesin e Reçakut, në mesin e qyteteve shqiptare ku nuk u rrënua asnjë kishë shqiptare, por u rrënuan mbi njëzet xhamia që faleshin muslimanët.

O Zot! Po edhe ata janë njerëz, qofshin të prapambetur apo të civilizuar, janë njerëz që dëshirojnë të jetojnë, ta shijojnë këtë botë si çdo njeri, ta shijojnë një copë lirie, për të cilën edhe shqiptarët luftuan. A vetëm pse nuk i përkrah perëndimi duhet të masakrohen, duhet të largohen nga toka e tyre në të cilën lindën? A digjet trupi i njeriut? Ata para disa ditëve i kanë djegur mbi 1000 musliman në Burma, ndërsa numri vetëm po shkon duke u rritur, e ende ekziston një heshtje në mediat që kontrollohen nga masonët e mallkuar, të cilët pikësynim e kanë zhdukjen e fesë Islame, masakrimin dhe vrasjen e muslimanëve pa pikë mëshire. Po ku mbeti ajo “butësia” e budistëve, butësi që tregohet nga perëndimi, butësi nga e cila duhet (kinse) të merret shembull? Apo ndoshta doli në shesh ajo që u fshihte në zemër, për të treguar se krahas të tjerëve, edhe këta i urrejnë muslimanët, të vetmin popull që nuk e gëzon lirinë ashtu siç dëshiron ai, edhe atë në vendin ku është lindur, të vetmin popull që të tjerët e dirigjojnë se si duhet të jetohet, sepse ata nuk dinë.

Nga e gjithë situata fitohen shumë dobi, kryesorja është se muslimanët kudo që janë po e ndjejnë dhimbjen e vëllezërve të tyre nëpër botë, se muslimanët janë të gatshëm që ta marrin në dorë punën e mediave për ta informuar botën se çfarë po ndodh me vëllezërit e tyre. Se janë të gatshëm që t’i thonë stop padrejtësisë, me lutje në mesin e natës, atëherë kur lutja pranohet, lutja është arma e muslimanit, muslimanët asnjëherë nuk kanë pasur armë më të madhe se lutja, asnjëherë në histori nuk kanë fituar me numër të ushtarëve apo me përgatitje ushtarake, por kanë luftuar me lutje para ballafaqimit me armikun. Dobi e madhe është se muslimanët po e vërejnë me sytë e tyre se cilin e kanë armik të përbashkët dhe kur është në pyetje Islami, armiqtë e tyre bashkohen kundër muslimanëve për t’i zhdukur nga faqja e dheut. Dobi se mediave dhe propagandës së tyre kundër muslimanëve, qoftë ai edhe më i keqi, nuk duhet t’u besohet, por të konfirmohet mirë lajmi ashtu siç na mëson All-llahu në Kur’an. Dobi se muslimanët duhet t’i kthehen fesë së tyre për të pasur sukses, e kush mund ta jep suksesin përveç Allahut, i cili ka garantuar ndihmë për besimtarët. Dobi se muslimanët janë një anije e suksesit, anije e cila lundron mbi gjakun e muslimanëve dhe aq më shumë që ka gjak, aq edhe më shpejtë do të lundron anija. Dobi se muslimanët nuk duhet ta mësojnë fenë e tyre nga CNN-i e as nga BBC-ja, por nga Kur’ani Fisnik dhe nga Sunneti Profetik, se çfarë thuhet aty duhet të besohet, ndërsa në diçka tjetër jashtë kësaj, është pjesë e lajmit që kërkon konfirmim. Dobi se masonët punojnë natë e ditë për zhdukjen e fesë Islame dhe muslimanët nuk duhet të largohen nga problemi, por me problemin duhet të ballafaqohen, sepse u ka premtuar Allahu i tyre ndihmë dhe fitore, ndërsa ata nuk kanë ndihmë pos nga duart e tyre. Dobi se fitorja po afrohet, aroma e saj po ndjehet nga larg, revolucioni kundër zullumqarëve nuk ka të ndalur, edhe nëse vritet një fëmijë, ai është krenar me vdekjen e tij.

"Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut”?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër”!" (El-Bekare, 214) / almakos

www.botaislame.com

 

Hits: 1583
Comments (4)Add Comment

Write comment

busy