Tri gjëra që janë më të forta se çdo magji

PDF | Print | E-mail

El-Ehad 25 Shaban 1432 / 15 07 2011alt

Shejh Adil el-Mukbili, i cili zakonisht punon në shërbim të përcjelljes së magjistarëve dhe shkatërrimin e sihrit në Arabinë Saudite, na rrëfen rastin e mëposhtëm:

"Derisa unë isha ulur në zyrën time, me erdhi një njeri dukshëm i shqetësuar. Pas selamit, ai më tha se djali i tij ka sihr (i është bërë sihër) dhe se e din gruan e cila i ka bërë sihër, dhe pastaj më luti që unë të shkoj së bashku me të në mënyrë që ta shkatërroj sihrin disi. Unë i thashë atij se unë nuk kam mundësi për ta shkatërruar magjinë. Ai më habi më pyeti: "Ti nuk mund ta shkatërrosh atë". Unë iu përgjigja se nuk mundem. Ai me këmbëngulje më tha: "Vëlla, unë e di që mundesh dhe duhet të më ndihmosh." I thashë atij që të ulet, dhe pastaj i thash: "Vëllai im i dashur, unë nuk e kam, shkopin e Musait, alejhi selam, mos më detyro mua diçka që unë nuk mund ta bëjë, por unë do ti tregoj tri gjëra për ti bërë, kështu që nëse edhe këto tri gjëra nuk të ndihmojnë me ndihmën e Allahut, atëherë askush nuk mund të të ndihmojë.

Së pari, lutja (duaja) e sinqertë All-llahut subhanehu ve teala, në pjesën e tretë të natës, pjesë e natës kur në qiellin e dunjas zbret Zoti ynë, subhanehu ve teala, dhe pyet: "Kush kërkon për ti dhënë, kush kërkon falje që ta fal? “Pasha All-llahun, Zoti për çdo natë zbret dhe në qoftë se i drejtohesh sinqerisht, nuk do të lë në baltë.

Së dyti, bën më shumë istigfar gjatë ditës dhe natës, sa më shumë sepse është transmetuar se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem ka thënë:

“Kush kërkon shumë falje nga Allahu, Allahu do t’i mundësojë lehtësim për çdo brengë, do t’i mundësojë zgjidhje për çdo vështirësi dhe do ta furnizojë nga atje ku ai se pret." (Muslimi)

Së treti, a mendoni se ky rast është sprovë dhe fatkeqësi? Ai tha: "Po." Atëherë dëgjo çfarë ka thënë Profeti, salallahu alejhi ve selem.

Transmetohet nga Umu Seleme, radijAllahu anha, se e ka dëgjuar Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, të ketë thënë:

"Çdo rob që e godet ndonjë fatkeqësi dhe thotë: "Ne i përkasin All-llahut dhe tek Ai do të kthehemi, Zot më shpërble për atë që më ka goditur mua dhe më dhuro që atë që vije pas saj që të jetë më e mirë për mua ", e që All-llahu të mos e shpërblejë atë dhe pas saj t'i japë atij të mirën..."(Muslimi, Ibn Maxhe, Ebu Davudi).

Njeriu doli jashtë dhe u larguan nga unë. Pas pesë ditësh, erdhi tek unë njeriu fytyra e të cilit ishte si hëna e plotë. Hyri tek unë duke dëshiruar që të flas me mua, unë pranova, por ai më dha shenjë që derisa njerëzit e tjerët të dalin nga zyra. Kur mbetëm vetëm, ai nxori nga xhepi një materie, kur e pashë, ai ishte magji (sihri), atëherë ai nxori nga xhepi diçka tjetër, ishte ajo një tjetër magji. E pyeta se a ka bërë dua dhe ai më tha duke qarë: "Shejh Adil, pasha Allahun, çdo natë rreth orës dy jam ngrit në namazin e natës dhe në sexhde e kam lut Allahun për ndihmë, çdo ditë dhe çdo natë kam bërë istigfar dhe çdoherë që më binte ndër mend djali im dhe sëmundja e tij, do të thosha: "Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi", sepse unë kam qenë i bindur se këto janë fjalët e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, dhe ashtu duhet të jetë.

Dy ditë më parë, kur jam ngrit në namazin e natës, më cingëroi telefoni im, u përgjigja dhe një zë më tha: "Nëse e doni sihrin e djalit tënd shko deri tek ky vend, është një gur i madh nën të."E gjeta magjinë dhe desha që të vij menjëherë atë ditë tek ti, por kisha frikë se nuk do të më beson që aq shpejt e kam gjetur magjinë. Natën e dytë në të njëjtën kohë cingëron përsëri telefoni, dhe përsëri i njëjti zë, këtë herë më tregoi për sihrin tjetër në një tjetër vend që ishte prapa shtëpisë time. Të nesërmen unë shkova dhe me të vërtet e gjeta aty. Ja tani jam këtu tek ti që ti ta zgjidhësh me ndihmën e Allahut.

Për tërë këtë shejh Adili tha: "All-llahu e di, ndoshta ajo grua atë sihër e ka gropuar me disa nga ndihmësit e saj, dhe pastaj Zoti i Lartësuar, për shkak të lutjeve tua dhe istigfarit tënd, ka caktuar që ai ndihmësi i saj të thërras dhe ta tregon vendin e sihrit... ushtrinë e Allahut nuk e di askush pos Tij. "

Përktheu: -Robëresha e Allahut-

www.botaislame.com

Hits: 1952
Comments (6)Add Comment

Write comment

busy