Veprat e kufrit të cilat i veprojnë munafikët, hipokritët (dyfytyrëshat)

PDF | Print | E-mail

altEl Xhumah 14 Rexheb 1434 / 24 05 2013

Munafikët (hipokritët) veprojnë vepra të kufrit të cilat tregojnë për nifakun, hipokrizinë që e fshehin në zemrat e tyre, na ka sqaruar Allahu i Lartësuar këtë në librin e Tij të ndershëm në Kur'an sikur që është surja Teube e cila emërtohet edhe me emrin el-fadihatu (surja e demaskimit, zbulimit të skandaleve) ngase Allahu i Madhëruar në këtë sure i ka demaskuar, i ka zbuluar munafikët duke i sqaruar veprat e tyre të kufrit ashtu siç ka sqaruar Allahu i Madhëruar këto vepra të tyre të kufrit edhe në sure tjera.

Prej veprave të kufrit të cilat i veprojnë munafikët, hipokritët (dyfytyrëshat) janë:

1) Tallja me Allahun, tallja me të Dërguarin e Allahut dhe tallja me librin e Allahut (Kur'anin)

Thotë Allahu i Lartësuar:"E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: “Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar”. Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?”

Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar." (Teube 65-66)

Po ashtu thotë Allahu subhanehu ve teala:"... Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)”. (El-Bekare 14)

2) Sharja, ofendimi i Allahut dhe të Dërguarit të Tij apo përgënjeshtrimi i tyre.

Thotë Allahu i Lartësuar për munafikët:"Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtje në ndarjen e lëmoshës..." që ky ajet ka për qëllim se munafikët të fajësojnë në ndarjen e sadakas (lëmoshës) të akuzojnë ty o i Dërguar i Allahut, shpifin ndaj të Dërguarit të Allahut se nuk po e ndanë sadakanë me drejtësi.

3) Ia kthejnë shpinën dinit islam, mundohen që të gjejnë defekt (të meta) në dinin islam, punojnë për t'i larguar njerëzit nga feja islame dhe nuk gjykojnë me sheriatin islam.

Thotë Allahu subhanehu ve teala:"Kur u thuhet atyre: “Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari!” i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën." (En-nisa 61)

4) Gjykohen tek kufarët (me ligje të kufrit) përkujdesen që të zbatojnë kanunet e kufarëve (kanunet e kufrit) dhe i vlerësojnë këto kanune përmbi gjykimin e Allahut (i japin përparësi ligjeve, kanuneve të kufrit para ligjit të Allahut).

Thotë Allahu i Madhëruar:"A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t’i humbë në pafundësi." (En-Nisa 60)

5) Ndihma ndaj kafirave, i ndihmojnë kafirat e nuk i ndihmojnë muslimanët, i duan kafirat më tepër se muslimanët, duan që të u ndihmojnë kafirave më shumë se sa muslimanëve, ngase munafikët në të vërtetë janë kafira, ata i ndihmojnë vëllezërit e tyre që janë kafira e nuk i ndihmojnë muslimanët.

Thotë Allahu i Lartësuar:"O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.

E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: “Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe”. Po All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre." (Maide 51-52)

6) Paraqitja e shenjave të gëzimit kur fitojnë kafirat, po ashtu gëzohen kur i godet ndonjë humbje ose ndonjë e keqe muslimanët.

Thotë Allahu azvxhel:"Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur ju takojnë thonë: “Ne kemi besuar”! E kur veçohen, ata nga mllefi kundër jush grisin majet e gishtërinjve. Thuaju: “Vdisni me atë mllef tuajin”! All-llahu e di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre.

Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpëron ajo, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t’u dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata." (Ali Imran 119-120)

Për këtë arsye i gjen munafikët në këtë kohë që nuk kujdesen nuk mundohen që ti ndihmojnë muslimanët në as një vend nëse ata i godet ndonjë fatkeqësi, por dëgjon lajme dhe lexon nëpër revista e gazeta se disa prej munafikëve ndalojnë që të ndihmohen muslimanët nëpër vende të ndryshme të botës nëse ata i godet ndonjë e keqe me argumentimin se ata nuk janë arab apo ata nuk janë të vendit tonë, ata thërrasin nëpër parti me baza nacionaliste e kombëtare dhe nuk ngritën për të ngritur dinin islam por në të kundërtën e luftojnë dinin e Allahut, e luftojnë fenë isalme.

7) I fyejnë, i shajnë, mundohen që ti gjejnë të meta (defekte) dijetarëve apo njerëzve të mirë dhe të gjithë besimtarëve, i armiqësojnë i urrejnë dijetarët, njerëzit e mirë e besimtarët, e urrejnë thirrjen e tyre dhe e urrejnë fenë e tyre.

Thotë Allahu i Lartësuar:"Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: “A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?” (El-Bekare),

dhe thotë Allahu:"Ata (hipokritë) që i përqeshin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, All-llahu u dha shpërblimin e talljeve të tyre - dënimin më të rëndë." (Teube 79)

Për këtë arsye gjen në këtë kohë që munafikët i shikojnë të metat, defektet e dijetarëve, të metat e njerëzve të mirë, i shikojnë të metat e thirrësve në rrugë të Allahut dhe të metat e muxhahidëve dhe i shpërndajnë, i përhapin këto nëpër media të ndryshme.

8) I lavdërojnë kafirat, i falënderojnë kafirat, i lavdërojnë idetë, mendimet e tyre, i falënderojnë për këto ide, mendime si dhe i përhapin këto ide, mendime që janë në kundërshtim me dinin islam.

Thotë Allahu i Madhëruar:"A e dini për ata që kanë miqësuar një popull që All-llahu ka shprehur mallkim kundër tyre? Ata nuk janë as prej jush as prej atyre dhe me vetëdije betohen rrejshëm." (Muxhadeleh 14)

Për këtë arsye gjen shumë munafikë që i lavdërojnë ateistët e hershëm dhe ateistët e kohës së sotme.

Marrë nga libri:"TESHILL EL-AKIDETI EL-ISLAMIJEH"

Përktheu dhe përshtati:-Alejhim Maliqi-

www.botaislame.com

Hits: 1324
Comments (5)Add Comment

Write comment

busy