Si të jem i suksesshëm në jetë?

PDF | Print | E-mail

altSa spitale janë të mbushura me viktima të sëmura mentalisht prej iluzioneve dhe imagjinatave të dëmshme; sa shpesh herë këto gjëra kanë pasur efekt në zemrat e shumë njerëzve të fuqishëm, e mos të flasim për të dobëtit; sa shumë herë ato kanë shpie në budallallëk dhe çmenduri.


Si të arrij sukses dhe prosperitet në këtë botë dhe në botën tjetër. Çfarë lloji të suksesit dhe prosperitetit dëshiron Islami që Umeti Islam ta arrij në këtë botë.

Falënderimi i qoftë Allahut

 

Qetësia e mendjes, kënaqësia, lumturia dhe liria prej brengave dhe anktheve... këto janë çka çdonjëri i dëshiron, dhe këto janë mënyrat përmes të cilave njerëzit në të cilat njerëzit mund të kenë jetë të mirë dhe që të gjejnë lumturi të plotë dhe kënaqësi. Ka mënyra fetare për tu arritur ato, dhe metoda natyrale dhe praktike, por askush s’mund ti përmbledh të gjitha ato përveç besimtarit; edhe pse disa njerëz mund ti arrijnë disa prej tyre, ndërsa do të ju ikin të tjerat.

 

Në vijim pasojnë përmbledhje të metodave për ta arritur këtë qëllim për të cilin çdonjëri po përpiqet. Në disa raste, ata që i arrijnë këto qëllime do të jetojnë jetë të kënaqshme dhe jetë të mirë; në rastet tjera, ata që dështojnë në të gjitha këto do të jetojnë një jetë të mizorishme dhe të vështirë. Dhe ka të tjerë që janë në mesë, sipas asaj se cilat mënyra ka mundësi ti arrij. Këto mënyra përfshijnë siç vijon:

 

1 – Besimi dhe veprat e devotshme:

 

Kjo është njëra prej mënyrave më të mëdha dhe më fondamentale. Allahu thotë:

 

Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar (në monoteizmin Islamik), Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë me respekt, furnizim të mjaftueshëm dhe hallall), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre (me Xhenet). [el-Nahl 16:97]

 

Allahu na tregon dhe na premton neve se kushdo që i përmbledh besimin dhe veprat e devotshme do të ketë jetë të mirë dhe shpërblim të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër.

 

Arsyeja për këtë është e qartë: Ata që besojnë në Allahun – me besim të sinqertë që i motivon ata të bëjnë vepra të devotshme ku ndryshohen zemrat dhe sjelljet dhe i udhëzon ata në rrugën e drejtë në këtë botë dhe në botën tjetër – i pason principet dhe porosit përmes të cilave ata sillen ndaj çdo gjëje që ju ndodh atyre, qoftë ai shkak i lumturisë dhe gjallërimit apo shkaqeve të agonive, brengosjeve dhe mërzive.

 

Ata e trajtojnë atë që e donë duke e pranuar atë dhe duke shprehur falënderim për atë, dhe duke e përdorur atë në mënyrë të mirë. Kur ata sillen me ato (gjëra të mira) në këtë mënyrë, ajo krijon në ata një ndjenjë të nxitjes dhe të shpresës që do të vazhdojë dhe ata do të shpërblehen për mirënjohjen e tyre, që  është më e rëndësishme se sa gjërat e mira që ju ndodhin atyre. Dhe ata sillen me gjërat e këqija, brengat dhe shqetësimet duke ju bërë rezistencë atyre aq sa është e mundur tu bëhet rezistencë, i zbusin ato që ka mundësi të zbuten, dhe i bartin me durim të mirë ato që nuk ka mundësi të ju shmangen. Kështu si rezultat i gjërave të këqija ata fitojnë shumë dobi, përvojë, fuqi, durim dhe shpresë për shpërblim që janë më të rëndësishme dhe që i dobësojnë vështirësitë nëpër të cilat kanë kaluar dhe i zëvendësojnë ato me lumturi dhe shpresë për begatin dhe shpërblimin e Allahut. Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mi të) e ka shpreh këtë në një hadith të vërtet në të cilin ai tha: “Sa e mrekullueshme është gjendja e besimtarit, ku të gjitha punët e tij janë të mira. Nëse i ndodh diçka e mirë, ai shpreh falënderim për atë dhe ajo është mirë për atë; nëse diçka e keqe i ndodh atij, ai e bartë atë me durim, dhe ajo është mirë për atë. Kjo nuk vlen për dikën tjetër përveç se për besimtarin.” (Muslimi, nr. 2999)

 

Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) na ka treguar neve se besimtari çdoherë fiton dhe shpërblimi për veprat e tija çdoherë shumëfishohet, pa marrë parasysh se çka i ndodh atij, mirë apo keq.

 

2 – Të jesh i sjellshëm ndaj njerëzve me fjalë dhe me vepra, dhe të gjitha llojet e bamirësisë. Kjo është njëra prej mënyrave për ta larguar shqetësimin, vuajtjet dhe agonitë. Përmes këtyre metodave Allahu i shmang shqetësimet dhe vuajtjet prej të devotshmëve dhe njashtu edhe prej të pamoralshmëve, por besimtarët kanë pjesën më të madhe në të, dhe dallohet për faktin se sjellja e mirë e tij ndaj të tjerëve buron prej sinqeritetit dhe shpresës për shpërblim, kështu që Allahu ia lehtëson atij që të jetë i sjellshëm ndaj të tjerëve për shkak të shpresës se kjo do të sjellë gjëra të mira dhe do ti shmang gjërat e këqija, përmes mënyrës të sinqeritetit të tij dhe shpresës për shpërblim. Allahu thotë:

 

Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë (Monoteizmin Islam dhe të gjitha veprat e mira dhe të devotshme për të cilat ka urdhëruar Allahu) ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh. [al-Nisa’ 4:114]

 

Një pjesë e atij shpërblimi është të lehtësuarit prej shqetësimit, vuajtjeve, problemeve, etj.

 

3 – Mënyra tjetër për ti shmangur brengat që rrjedhin prej nervozës të tensionuar dhe të preokupuarit me mendime shqetësuese është që ta preokuposh veten tuaj me vepra të mira apo duke kërkuar dituri të dobishme, kjo do të largon prej lëshimit në çështje që të shkaktojnë brenga. Në këtë mënyrë njeriu mund ti harrojë gjërat që e bëjnë të brengoset dhe të shqetësohet, dhe ai mund të bëhet i lumtur dhe më energjik. Këto janë disa mënyra tjera që besimtarët dhe të tjerët i kanë të përbashkëta, por besimtari dallohet me besimin e tij, sinqeritet dhe shpresë për shpërblim kur ai e preokupon veten e tij me atë dituri të cilën ai e mëson apo i mëson (të tjerët), apo me veprat e mira që i bënë ai.

 

Veprimtaria me të cilën e preokupon veten e tij duhet të jetë diç që ai e donë dhe kënaqet në të, dhe për shkak të kësaj është e besueshme që të jep rezultat të dëshiruar. Dhe Allahu e din më së miri.

 

4 -  Gjëja tjetër që i shmang brengat dhe agonitë është që ti përqendrosh të gjitha mendimet në ditën prezente, dhe që mos të brengosesh për të ardhmen apo të mërzitesh për të kaluarën. Kështu që Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka kërkuar strehim tek Allahu prej shqetësimeve dhe keqardhjeve, prej keqardhjeve për gjërat e së kaluarës të cilat nuk mund të rregullohen apo të ndryshohen, dhe prej shqetësimeve të cilat mund të vinë si rezultat i frikës për të ardhmen. Pra njeriu duhet të përqendrohet vetëm në ditën prezente, dhe ti përqendroi përpjekjet e tija që ti rregullojë gjërat sot. Nëse përqendrohet në atë, kjo donë të thotë se do ti kryej gjërat ashtu siç duhet dhe do të harrojë për shqetësimet dhe keqardhjet. Kur Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) e ka thënë një dua apo ia ka mësuar Umetit të tij, dhe gjithashtu i ka nxitur që të kërkojnë ndihmën e Allahut dhe të shpresojnë në begatin e Tij, ai gjithashtu i ka nxitur ata që të përpiqen që ti arrijnë gjërat për të cilat ata janë lutur përmes përpjekjeve të tyre dhe ta harrojnë atë gjë për të cilën janë lutur që do të ju shmanget atyre. Për arsye se duaja (lutja) duhet të shoqërohet me veprim. Pra personi duhet të përpiqet që ta arrij atë që do ti bëjë dobi materiale dhe shpirtërore, dhe ta lus Zotin e tij që përpjekjet e tija të jenë të plotë suksesshme, dhe ai duhet ta kërkoj ndihmën e Tij në lidhje me atë, siç ka thënë Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të): “Përpiqu për atë që të bënë dobi dhe kërko ndihmën e Allahut, dhe mos u bë i pandihmë. Nëse diç (e keqe) të ndodhë mos thuaj, ‘Po ta kisha bërë këtë dhe këtë, pastaj kjo dhe kjo kishte për të ndodhur.’ Përkundrazi duhet të thuash, ‘Kadera Allah ue me shae feale (Allahu cakton, dhe çka do që Ai dëshiron Ai bënë),’ se (fjalët) ‘po të kisha’ ia hap derën shejtanit.” (transmeton Muslimi). Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) çështjen e përpjekjes për të arritur gjëra të mira e ka lidhur me çështjen e kërkimit ndihmë Allahut dhe mos të biesh në ndjenjat e pazotësisë të cilat janë lloj i dëmshëm i përtacisë, dhe me çështjen e pranimit të gjërave të së kaluarës se kanë kaluar dhe se kanë përfunduar, dhe të pranosh se dëshira dhe caktimi i Allahut patjetër do të ndodhin. Ai i përshkroi çështjet të jenë dy llojesh:

 

1 -  Çështjet për të cilat një person ka mundësi të përpiqet që ti arrij apo të arrij çka do prej tyre, apo ti shmang ato apo ti lehtëson ato. Në raste të tilla një person duhet të përpiqet dhe të bëjë mund, dhe gjithashtu ta kërkoj ndihmën e Allahut.

 

2 – Çështjet ku ajo nuk është e mundur, pra ai duhet ta qetësojë mendjen, ti pranoj ato dhe ti nënshtrohet dëshirës së Allahut.

 

5 – Njëra prej mënyrave më madhështore që të ndihesh i kënaqshëm dhe i relaksuar dhe qetësi të sigurt në mendje është që ta përkujtosh Allahun një pjesë të madhe (dhikri). Ai (dhikri) ka efekt të madh në sjelljen e kënaqësisë dhe paqes në mendje, dhe në lirimin prej brengosjes dhe vuajtjeve. Allahu thotë:

 

pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen. [el-Ra’d 13:28]

 

Ta përkujtosh Allahun (dhikri) ka ndikim të madh në arritjen e këtij qëllimi për arsye se ka ndikim të veçantë dhe për shkak të shpresës se do të sjellë shpërblim.

 

6 – Mënyra tjetër që sjellë lumturi dhe lirim prej brengave dhe vuajtjeve është të përpiqesh që ti eliminosh gjërat që shkaktojnë brenga dhe të arrish gjëra të cilat sjellin lumturi. Kjo mund të arrihet duke i harruar gjërat e këqija të së kaluarës të cilat nuk mund të ndryshohen, dhe të kuptuarit se të jetosh në to është humbje e kohës. Pra njeriu duhet të ndal veten e tij nga të menduarit për ato, dhe gjithashtu duhet ta ndal veten që mos të ndiesh shqetësime për të ardhmen dhe për gjërat për të cilat mund ta imagjinoj varfrin, frikën dhe gjëra tjera të këqija për të cilat ai mendon se mund ti ndodhin atij në të ardhmen. Ai duhet ta kuptoj se ardhmëria është diç e panjohur, ai s’mund ta dijë se çfarë gjëra të mira apo të këqija kanë për ti ndodhur atij. Ajo është në dorë të Gjithëfuqishmit, më të Mençurit, dhe e tërë ajo që robërit e Tij kanë mundësi të bëjnë është që të përpiqen që ti arrijnë gjërat e mira dhe ti shmangen gjërave të këqija. Një person duhet ta kuptoj se nëse ai i largon mendimet e tija prej brengosjes për të ardhmen e tij dhe i mbështetët Zotit të tij që të kujdeset për situatën e tij, dhe mendjen e tij e qetëson në lidhje me atë gjë, nëse ai e bënë këtë, atëherë zemra e tij do të jetë në paqe dhe situata e tij do të përmirësohet dhe ai do të lirohet prej brengave dhe vuajtjeve.

 

Njëra prej mënyrave më efektive për ti trajtuar brengat për të ardhmen është që të lexohet kjo dua të cilën Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) e ka pas zakon ta thotë:

 

“Allaahumme aslih li dini el-ledhi huwe ‘ismetu emri, we aslih li dunjaaje el-leti fihe me’aashi, we eslih li aahireti el-leti ilejhe me’aadi, wexh’el el-hejaatea zijaadeten li fi kul-li hajr, we’l-mewta raahaten li min kul-li sherr (O Allah, përmirëso përkushtimin tim fetarë e që është themeli i jetës sime, dhe përmirësoj punët e mija të dunjas që janë mjet i jetesës sime, dhe më dhuro të mira në botën tjetër tek e cila është kthimi im. Bën jetën time mjetë për akumulimin e të mirave, dhe ma bënë vdekjen pushim prej të gjitha të këqijave).” (Muslimi, 2720)

 

Dhe ai ka thënë, “Allaahumme rahmeteke erxhu fe la tekilni ila nefsi terfete ‘ajnin we aslih li she’ni kul-lehu, laa ilaahe illa ente (O Allaah, shpresoj për mëshirën Tënde, pra mos më le të mbështetëm në veten time, as sa një lëvizje të qepallës së syrit. Dhe përmirësoi të gjitha punët e mija. Nuk ka zot tjetër përveç Teje).” (Transmetuar prej Ebu Dawudit me zinxhir të vërtet, nr. 5090; i klasifikuar si hasen prej Albanit në Sahih el-Kelim el-Tajib, f. 49).

 

Nëse një person i thotë këto dua, ku lutet që punët e tija shpirtërore dhe materiale të rregullohen apo të përmirësohen, me një prezencë të duhur të mendjes dhe me njetë të sinqertë, derisa përpiqet për ta arritur atë, Allahu do t’ia dhuroi atë për të cilën është lutur, dhe që ka shpresuar dhe që është përpjekur për atë, dhe Ai do ta shndërroj brengën e tij në kënaqësi dhe lumturi.

 

7 – Nëse një person përjeton shqetësim dhe vuajtje për shkak të ndonjë fatkeqësie, pra njëra prej mënyrave më efektive për ta liruar veten prej saj është që ta paramendosh skenën më të keqe që ajo mund të shpie dhe të përpiqesh që ta pranosh atë. Kur ai e ka bërë këtë, pastaj ai duhet të përpiqet që ta lehtësoj atë sa më shumë që është e mundur. Përmes mënyrës të këtij pranimi dhe të këtyre përpjekjeve, ai do ta liroj veten e tij prej shqetësimeve dhe vuajtjeve të tija, dhe në vend se të brengoset ai do të përpiqet që ti sjell të mira dhe të ndërmerr masa kundër të keqes sa do që të ketë mundësi. Nëse ai ndeshet me gjëra që i shkaktojnë frikë apo sëmundje të mundshme  apo varfëri, pra ai duhet të sillet ndaj tyre duke u përpjekur që ta bëjë veten që ti pranoj ato, apo diç edhe më të keqe, me kënaqje, për arsye se duke e bërë veten që ta pranoj skenaorion e një rasti më të keq, ai e zvogëlon goditjen e asaj gjëje dhe e bënë atë që të duket më pak e tmerrshme, veçanërisht nëse ai e preokupon veten e tij me përpjekje për ta mënjanuar atë sado që ka mundësi. Gjithashtu nëse përpiqet që të arrijë diç të mirë e cila do t’ia largoj mendjen prej shqetësimit të tij ndaj fatkeqësisë, ai gjithashtu do ta ripërtërijë fuqinë e tij që ti bëjë rezistencë gjërave të këqija, dhe do ti besoj dhe do të mbështetet në Allahun. Padyshim se këto çështje janë shumë të dobishme në arritjen e lumturisë dhe qetësisë së mendjes, dhe gjithashtu sjellin shpresën për shpërblim në këtë botë dhe në botën tjetër. Kjo është e mirënjohur prej përvojës se shumë atyre që e kanë provuar këtë.

 

8 – Paluhatshmëria e zemrës dhe mos të jesh i shqetësuar për gjërat imagjinuese që mendimet e këqija mund ti sjellin në mendjen tuaj. Se kur njeriu lëshohet në imagjinatën e tij dhe lejon që mendja e tij të shqetësohet prej këtyre mendimeve, siç është frika prej sëmundjes dhe të ngjashme, apo hidhërimi dhe hutia e trazuar prej çështjeve tronditëse, apo nga pritja e gjërave të këqija dhe nga humbja e gjërave të mira, ajo do ta mbush atë me mërzi, ankthe, me sëmundje mentale dhe fizike dhe nervoz dërrmuese, që do të ketë efekt të keq në atë dhe që do ti shkaktoj një pjesë të madhe të dëmit, siç e kanë parë shumë njerëz. Por kur personi mbështetët në Allahun dhe të ketë besë në Atë, dhe mos të lëshohet në imagjinatat e tija apo të lejoj që ta kaplojnë mendimet e këqija, dhe ai mbështetët në Allahun dhe ka shpresë në begatin e Tij, që i largon brengat dhe vuajtjet e tija dhe e liron atë prej një pjese të madhe të sëmundjeve mentale dhe fizike. I jep atij fuqi të papërshkrueshme, rehati dhe lumturi të zemrës. Sa spitale janë të mbushura me viktima të sëmura mentalisht prej iluzioneve dhe imagjinatave të dëmshme; sa shpesh herë këto gjëra kanë pasur efekt në zemrat e shumë njerëzve të fuqishëm, e mos të flasim për të dobëtit; sa shumë herë ato kanë shpie në budallallëk dhe çmenduri.

 

Duhet ta kesh parasysh se jeta yte do ta pason trenin e mendimeve tuaja. Nëse mendimet tuaja janë prej mendimeve që të sjellin ty dobi në punët shpirtërore dhe botërore, atëherë jeta yte do të jetë e mirë dhe e lumtur. Për ndryshe do të jetë e kundërta.

 

Ai person që është i mbrojtur prej tërë asaj është ai i cili është i mbrojtur prej Allahut dhe i ndihmuar prej Tij që të përpiqet që ta arrijë atë që do ti bëjë dobi atij dhe do ta forcoj zemrën e tij dhe do ti shmang vuajtjet e tij. Allahu thotë:

 

Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij. [el-Talaak 65:3]

 

d.m.th., Ai do ti mjaftoj atij për tërë atë që e brengos atë në çështjet e tija shpirtërore dhe materiale. Ai që i zë besë Allahut do të ketë fuqi në zemrën e tij dhe nuk do të ndikohen prej asnjë gjëje që ai e imagjinon apo të jetë i shqetësuar prej ndodhive, për arsye se ai e din se këto janë rezultat i natyrës së lëndueshme njerëzore dhe të dobësisë dhe frikës që nuk kanë baza. Ai gjithashtu e din se Allahu ju ka garantuar mjaftueshmëri të plotë atyre që i mbështetën Atij. Pra ai mbështetët në Allahun dhe gjen qetësi të mendjes në premtimin e Tij, dhe kështu brengat dhe agonitë e tij largohen; vështirësia shndërrohet në lehtësi, pikëllimi shndërrohet në hare, frika shndërrohet në paqe. Ne e lusim Allahun që të na mbaj neve të sigurt dhe të shëndosh, dhe që të na bekoj neve me fuqi dhe paluhatshmëri të zemrës, dhe mbështetje të plotë, se Allahu ua ka garantuar të gjitha gjërat e mira atyre që i mbështetën Atij, dhe ka garantuar se do tua largoj gjërat e këqija dhe të dëmshme prej tyre.

 

Nëse ndodhin gjëra të këqija dhe ka frikë për ato, atëherë ti duhet ti numërosh shumë begati të cilat ende je duke i shijuar, që të dyja ato shpirtërore dhe materiale, dhe krahasoj ato me gjërat e këqija që të kanë ndodhur, se kur ti krahasosh ato do ta shohësh se i gëzon shumë begati, dhe kjo do të bëjë që gjërat e këqija të duken më pak serioze.

 

Shiko në el-Wesaa’il el-Mufideh li’l-Hejaat el-Sa’idah prej Shetkh ‘Abd el-Rahmaan ibn Sa’di

 

Ibn el-Kajimi i ka përmbledhur 15 mënyra përmes të cilave Allahu ka mundësi ti largoj shqetësimet dhe keqardhjet. Ato janë siç vijon:

 

1.       Teuhid el-Rububijeh (besimi në Njëshmërin e Zotërimit Hyjnor)

2.       Teuhid el-Uluhijeh (besimi në Njëshmërin e natyrës Hyjnore)

3.       Teuhidi i diturisë dhe besimit (d.m.th., Teuhid el-Esma uel_Sifat, besimi në Njëshmërin e emrave dhe atributeve Hyjnore)

4.       Të mendosh për Allahun të jetë larg asaj që ti bëjë ndonjë padrejtësi robërve të Tij, dhe larg asaj që ta dënoj dikë pa asnjë arsye në lidhje me atë person që e kërkon një dënim të tillë.

5.       Që njeriu ta pranoj se ai është që ka bërë mëkat

6.       Ta lusësh Allahun nëpërmjet gjërave që janë më të dashura për Atë, e që janë emrat dhe atributet e Tija. Dy prej emrave të Tij i përfshijnë domethëniet e të gjitha emrave dhe atributeve tjera e që janë el-Hajj (i Gjallë-Përherë) dhe el-Kajjuum (i Përhershëm).

7.       Ta kërkosh vetëm ndihmën e Allahut

8.       Ta konfirmosh shpresën tënde në Atë

9.       Me të vërtet ti mbështetësh Atij dhe t’ia lësh çështjet Atij, duke e pranuar se ballët janë në dorën e Tij dhe se Ai bënë siç Ai dëshiron, dhe se dëshira e tij çdoherë zbatohet dhe se Ai është i drejtë në të gjitha ato që i cakton Ai.

10.   Ta lejosh zemrën tuaj që të bredhë në kopshtin e Kuranit, duke kërkuar ngushëllim në të prej çdo belaje, të kërkosh shërim në të prej të gjitha sëmundjeve të zemrës, kështu që do të sjellë komfort për brengat tuaja dhe shërim pre shqetësimet dhe vuajtjeve tuaja.

11.   Të kërkosh falje (istigfar).

12.   Pendim

13.   Xhihad

14.   Namaz

15.   Të deklarosh se ti nuk ke fuqi e as forcë, dhe t’ia lësh çështjet Atij në dorën e të Cilit janë ato.

 

Ne e lusim Allahun që të na mbaj neve të sigurt dhe të shëndosh prej brengave dhe të na liroj neve prej vuajtjeve dhe agonive, se Ai është që i Dëgjon të Gjitha, Përherë – Përgjegjës, dhe Ai është Përherë i Gjallë. I Përhershëm.

 

Dhe Allahu e din më së miri. Allahu dërgoftë bekim dhe paqe mbi Pejgamberin tonë Muhamedin dhe mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

 

Shejh Muhammed Salih El-Munexhid

www.botaislame.com

Hits: 2568
Comments (4)Add Comment

Write comment

busy