|
El-Thulathah 11 Sefer 1431 / 26 01 2010
O vëllezër! Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Vendi ynë është goditur prej një akti natyror që e ka lënë popullin me vdekje të panumërta, pa shtëpi, pa ujë, pa ushqim, pa gjak dhe barna.
Të gjitha spitalet tona janë shkatërruar, në rrugë kemi grumbull të njerëzve të vdekur. Disa njerëzve i janë hequr gjymtyrët pa anestezion. Spitalet janë bërë prej tendave por nuk ka mjek apo barna të mjaftueshme për numrin e të lënduarve.
Era e kufomave është përhapur në tërë qytetin, njerëzit janë bërë të dëshpëruar prej kësaj gjendje.
Ka shumë njerëz që ende gjenden nen gërmadha dhe ende nuk mund të arrihen.
Vëllai im Didier Ambroise mungon dhe nuk kemi pas mundësi që ta gjejmë. Axha im Roblain Legagneur dhe kushëriri im Namu Corvington dhe gruaja e tij vdiqën të varrosur nen shtëpinë e tyre.
Shtëpia e vëllait Ibrahim Abdul Salam u shkatërrua dhe kushëriri i tij vdiq.
Njashtu edhe shtëpia e vëllait Ebu Bekrit u dërrmua dhe motra e tij vdiq.
Shumë vëllezër dhe motra janë të pa numëruar. Ne nuk e dimë se a janë gjallë apo të vdekur. Allahu ju dhëntë lehtësim në çfarëdo gjendje që janë. Amin.
Janë shkatërruar shtëpitë, ndërtesat, shitoret, është një tmerr i plot. Spitali i fëmijëve është shkatërruar dhe me mijëra fëmijë kanë vdekur.
Të gjitha Xhamit ende po qëndrojnë dhe vëllezërit dhe motrat po i përdorin ato si strehimore për ata që kanë nevojë. Dhe ajo që është e pranishme ndahet ndërmjet tyre.
Ndërsa të gjitha kishat janë shkatërruar dhe mbi 100 priftërinj kanë vdekur.
Vajtim-rënkim ka në çdo qosh të qytetit. Është një ankth i gjallë. Ata janë të detyruar që të bëjnë varrime masive ka filluar të bëhen djegie masive dhe po zbulohen më shumë kufoma.
Ne kërkojmë nga ju për lutje ndaj Allahut, subhane teala, që ta ngrit prej neve këtë tragjedi. Nëse keni mundësi që të na ndihmoni në çfarëdo mënyrë, me ushqim, me ujë, barna apo me çkado qoftë ajo. Ju lutem, ju lutem, ju lutem bene atë.
Të gjithë juve Allahu ju mbajt nen hijen e Tij dhe t´ua lëviz zemrat që t’ia zgjatni duart tuaja ndaj vëllezërve dhe motrave tuaja dhe njerëzve tanë që kanë nevojë.
Barak Allahu fikum!
Me´aselamah!
soasislamicsociety.com
www.botaislame.com
 |