|
El-Xhumah 14 Sefer 1431 / 29 01 2010
Sipas NPR, “Në vitin 2003, veteranet e mbetura gjallë kanë zbuluar se 30% prej tyre ishin dhunuar në ushtri. Më 2004 studimet e veteraneve që kanë kërkuar ndihmë për trauma kanë zbuluar se 71% të grave janë sulmuar seksualisht apo janë dhunuar duke qenë në shërbim.
Dhe më 1995 në studimin e veteraneve të luftës të gjirit Persik dhe luftërave më të hershme, është gjetur se 90% prej tyre janë keqtrajtuar seksualisht.”
“Çdonjëri duhet të bëjë luftë trupore në ushtri ndërsa gratë e kanë një kur shkojnë në WC dhe kur bëjnë dush – që të mos dhunohen prej njërit prej kolegëve të tyre...” tha njëra prej specialisteve ushtarake Chantelle Henneberry për përjetimet e saja në Irak.
Një studim tjetër ka konkluduar se 90% të te gjitha grave në shërbim keqtrajtohen seksualisht. Në një tjetër thuhet se 90% të rasteve të dhunimeve nuk raportohen...
“Së paku dhunimi merr fund. Por keqësimi i dit për ditshëm i cili të brenë. Asnjë prej shoqeve të mija që u dhunuan në shërbim nuk e kanë raportuar atë. Dhe kur përpiqeshim (që të raportojmë), na thonin që ta mbyllim gojën për shkak të ´moralit´. Të punosh me dhunuesin tënd në baza ditore nuk është kënaqësi, më beso.” Tha një veterane gjatë një diskutimi on line ku identifikimi i saj ishte i mbrojtur.
newsjunkiepost.com/2010/01/26/13rd-of-women-in-us-military-raped/
www.botaislame.com
 |
Shpetimi i vetem -ISLAMI-