|
El-Arbiah 19 Sefer 1431 / 03 02 2010
Lexues të ndershëm të qëllimit të mirë!
Ja se si lajmin në mëngjes ia paraqitën shtypit dhe medieve elektronike në B dhe H: “Rreth 600 pjesëtarë të sigurimit të kantonit dhe shtetërorë mbrëmë kanë filluar një aksion për burgimin e vehabistëve në Gornja Maoqa.
Burgimi bëhet për shkak të cenimit territorial dhe për sulmin të qëndrimeve të Bosnjës dhe Hercegovinës. Deri me tani janë bastisur disa objekte, në të cilat është gjetur mas e madhe e armëve.”
Ky aksion ka qenë më i madhi që nga përfundimi i luftës më 1992-95, tha Boris Grubesiq, spikeri për persekutim publik.
Shumica e luftëtarëve të huaj i kanë braktisur vendet e Ballkanit nen presionin Amerikan por dega “Vehabiste” i ka tërhequr shumë prej rinis muslimane boshnjake viteve të fundit.
Pra, Radovan Karaxhiqi, njeriu i cili e ka urdhëruar mbytjen e 200 000 boshnjakëve musliman nuk e ka merituar një aksion kaq të gjerë, ndërsa këtë e kanë merituar njerëzit me dosje të pastër qytetare.
Fshati Gornja Maoqa është një vend në të cilin jetojnë njerëz të cilët jetën e tyre ia kanë përkushtuar islamit dhe jetojnë një jetë të sinqertë të praktikuesve të islamit. Nuk është ankuar askush ndaj tyre, dhe nuk i kanë bërë askujt ndonjë gjë, dhe nuk kanë bërë thirrje asnjëherë në urrejtje ndërfetare dhe mos durim.
Por kjo është vetëm një dëshmi e urrejtjes kundër praktikuesve të islamit.
Këto burgime veç janë përgatitur më parë nga mediat te cilat kanë uluruar për “mas të madhe të armëve”. Dhe kështu sipas receptit policor do të ju mbështetën gjetja e “fakteve” dhe do të trumbetojnë se aksioni ka qenë i “suksesshëm” 100%. Dhe duhet të deklarojnë kështu se përndryshe do të jetë turp për ata.”
Sipas informatave deri më tani nuk kanë gjetur as lodra të fëmijëve e mos të flasim për armë vdekjeprurëse.
Vëllezërit dhe motrat i këshillojmë për durim dhe paluhatshmëri sipas udhëzimeve të Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, ku ai alejhi selam ka kërkuar ndihmë vetëm prej Allahut të Lart dhe ndihma i ka arrit.
Lusim Allahun e Lartë që shtëpitë në Gornja Moqa ti kursej dhe ti ruaj prej padrejtësisë të njerëzve të kqinjë të cilët me padrejtësi të plotë janë futur në shtëpitë e tyre dhe me atë e kanë shkelur pastërtinë e shtëpive të tyre. Allahu i Gjithëfuqishëm është Mbrojtësi i tyre dhe ajo ju mjafton!
Në fund nuk na vije çudi aspak nga kjo!
Na ka mbetur që në fund ti “ falënderojmë ngrohtësisht” mediat të cilat me gënjeshtrat dhe dredhitë e tyre e kanë shkatërruar qetësin e të gjitha familjeve në Gornja Moqa ku me atë gazetarët t´ua vendosin familjeve të tyre bukën në tryezë.
Këtë mund ta themi njashtu edhe për strukturat e polices të B dhe H.
Njashtu ju “falënderohemi” redaksisë të revistës “islame” SAFF-it e cila me pjesëmarrjen dhe punën e tyre “objektive” me sukses dhe me solidarizim kanë sjellur zhvillime të këtilla të ngjarjeve. Aferim ju qoftë!
Në pritje të informatave të reja.
Redaksia e botes islame, put vjernika, kavkaz center + retures
www.botaislame.com
 |