El-Ithnejn 24 Sefer 1431 / 08 02 2010
Siç u raportua në nëntor të vitit 2009, më shumë se 30 felëshues ku lideri i tyre marionetë Kadirovi ka dyshuar në lojalitetin e tyre u mbytën gjatë 10 ditëve të para të nëntorit me urdhrin e tij.
Së paku 12 Kadirova u zunë dhe u mbytën në qytetin Argun. Burimet tjera bëjnë të ditur se më shumë se 20 felëshues u mbytën në Argun.
Edhe disa njerëz të tjerë u goditën dhe u mbytën në Khosi-Yurt dhe në fshatrat tjera.
Siç është raportuar më parë, një komandant i Kadirovit me nofkën Ebbi u zu dhe u mbyt në qytetin Argun. Më vonë raportimet thanë, një vëlla i Ebbit që u mundua të ik nga Çeçenia është mbytur gjithashtu.
Një felëshues me nofkën Mamaka (një djalë i madh i cili ka dal në foto (në shenjë përqeshje me kufomën) me martirin, inshAllah, Shejh Abdul-Khalim) u mbyt.
Ka informata se 2 vëllezërit e tij - Ahmedi dhe Rusllani – u zunë, fati i tyre është i panjohur.
Burimet thanë se mbytja e felëshuesve të cilët dyshohen për mos besnikëri është paraprirë me akte totalishtë monstruoze dhe jo humane dhe të egra.
Kjo foto tregon për një viktimë të dhunës (mendojmë, se është njëri prej vëllezërve të Mamakës) dhe e konfirmon raportin e mëhershëm se Kadirovi është maniak i sëmurë, një kasap i përgjakshëm dhe një sadist totalisht i çmendur.
Vetëm një kopil i çmendur mund të bëjë gjëra të këtilla jo humane. (në prapavijë janë kufomat e felëshuesve tjerë, duke përfshirë, që mendohet të jetë, kufoma e Mamakës).
Komandanti i Kadirovit Sulltan Buluyed dhe vëllai i tij gjithashtu u mbytën. Një komandant tjetër i felëshuesve, Khavazhi prej Argun dhe 2 vëllezërit e tij, Bislan dhe Ramzan, u mbytën gjithashtu.
Burimet thonë se disa prej felëshuesve të mbytur u shpallën si “militant të eliminuar”. Së paku 2 prej 4 “militantëve” të mbytur më herët ishin kidnapuar dhe qenë ekzekutuar prej Kadirovave afër Serzhen-Yurt.
Para disa ditësh me të sigurt Ramzan Dzhavathanov (me pseudonimin Ramzik), anëtarë i bandës Yug (jugu), gjithashtu është mbytur afër Makhkety dhe është shpallur “militant”.
Arsyeja e saktë pse Kadirovi po i organizon vrasjet e përgjakshme të njerëzve të tij ende nuk është e ditur. Sipas disa raporteve, lideri kryesor i felëshuesve është bërë shumë i dyshimtë dhe nervoz dhe po ka frikë se mos po e eliminojnë dhe po e tradhtojnë.
Çdo akt apo thënie mos lojaliteti apo të felëshuesve tjerë e vënë Kadirovin nen një stres të madh. Duke e ndërsye terrorin kundër njerëzve të tij, Kadirovi po përpiqet që ta pengoj çdo përpjekje për ta tradhtuar atë.
Zakonisht Kadirovi e shoqëron spastrimin e njerëzve të tij me propaganda të zhurmshme rreth “fitoreve mbi militantët”.
Kavkaz Center
www.botaislame.com
 |