User:  Pass:        Keni haruar passwordin? Username?   |   Register
Banerat
Home Muslimanja Komunikimi në martesë
Komunikimi në martesë

El-Ehad 05 Dhul Hixheh 1430 / 22 11 2009alt

Komunikimi martesorë është një ndër gjërat më supreme. Pa komunikimin e duhur, martesa mund të shkatërrohet shumë shpejtë.

Bashkëshorti i cili e njeh problemin e komunikimit, së pari dhe zakonisht është shumë më alarmues. Ai/Ajo në mënyrë shumë më aktive, do të ngutet për të zgjidhur problemet e martesës, ndërsa të tjerët (që nuk i njohin këto gjëra), mund ose nuk mund të shohin problemet e këtilla. Në fakt, disa çift bashkëshortorë mund të injorojnë çështjen që në fillim dhe të vazhdojnë me jetën. Këtu edhe fillon irritimi.

Këtu mund t'i lexoni disa këshilla të përgjithshme për çifte (posaçërisht për meshkujt) që janë duke kaluar nëpër probleme të tilla, gjithashtu mund të zbatohen prej motrave ndaj burrave të tyre:

1. Filloni duke e tërhequr  vëmendjen e bashkëshortes suaj. Blej një dhuratë të bukur për të, dërgo atë në një vend të bukur apo thjeshtë ulu me atë. Ia shpreh asaj atë se ndjen dhimbje në zemrën tuaj dhe se ke nevoje ta nxjerrësh jashtë atë me te.

2. Nëse ajo është e hidhëruar me ju, kërkoi falje asaj (edhe pse ju ndoshta keni qene korrekt).  Ti dëshiron ti kërkosh falje për hir të një kthimi të mirë me atë. Nuk duhet çdoherë të mbroheni dhe të filloni duke thënë: "edhe ti e ke bërë këtë dhe këtë..."

3. Mos iu afro asaj si një person me i lartë se sa ajo, derisa mos iu afro si një burrë. Përkundrazi, afroju asaj si një shok me i mire. Kështu që, mos i përmend në atë kohë ajet ose hadith apo që ju jeni burri (themeli) i shtëpisë, por foli asaj vetëm nga zemra jote.

4. Mos fol me të për ndonjë çështje të dobët të saj (si p.sh:  se nuk e  pëlqen se si vishet ose si flet në publik etj). Përqendrohu vetëm në çështjen më kryesore: Komunikimin. Nuk mund të ketë ndonjë brengë, nëse komunikimi mes dy bashkëshortëve është i shkëlqyeshëm. Zakonisht, nëse i thua që të bën diçka, nuk do të ketë asnjë problem që ta zbaton atë, përveç nëse ajo ka ndonjë arsye që e ndalon nga ajo vepër.

5. Nëse ajo kërkon ndonjë evidencë për çfarëdo lloj çështje që është, atëherë tregoja atë në një mënyrë jo ofenduese.

6. Bene atë qe ta sheh problemin prej pikëpamjes suaj, dhe pastaj kërko mendimin e saj. Asnjëherë mos e lë pa e pyetur për mendimin e saj.

7. Nëse ajo thotë diçka që ty të ofendon, atëherë mundohu që ta anashkalosh atë dhe përqendrohu që ta bësh atë që ta  sheh çështjen prej perspektivës suaj (nëse është e nevojshme).

Unë e urrej trajtimin e heshtur për shkak të asaj se sa i dhimbshëm mund të jetë ky trajtim. Por nëse ndonjëherë situata e kërkon këtë trajtim, atëherë duhet të përdoret. Përndryshe, për ta arritur komunikimin e suksesshëm, bashkëshorti duhet të bën çmos dhe të përdor çdo mjet për ta arritur atë.

www.botaislame.com

LEXIME: 512
Comments (9)Add Comment
0
...
Shenuar nga Lavdrimi, nëntor 25, 2009
ZOTI ju shperbleft per kete keshill....!!!
0
...
Shenuar nga vushtrri, nëntor 30, 2009
selam alejkum komunikimi eshte zgjidhje e qdo problemi qfardo qofte i vogel o i madh e aq me i rendesishem eshte ne martese ku asnje martese nuk do te funksiononte pa komunikim. Gjuhen e komunikimit duhet ta dij apo ta pervetesoj secili nese don te kete stabilitet ne qdo sfere te jetes.SELAM ALEJKUM
0
...
Shenuar nga drenicaku , dhjetor 02, 2009
Allahu ju shperbleft me xhennet per punen e palodhshme dhe per mirmbajtjen e faqes ne menyren me te mir e lus Allahun qe t`iu ndihmoj dhe tua lehtesoj punen Allahu ju shperbelft me xhennet
0
...
Shenuar nga Albani, dhjetor 08, 2009
Selam Alejkum Jam albani jam nga Prizreni ponoj n'internet Cafe ka 5 vite po ende asnje web faqe si kjo sum ka pelqyer aq shum duke par boten me lart duke kuptu gjera shum te rendesishme qe populli edhe rinia jon ne pergjethsi ka nevoj un jam ndi krenar ku islami ka keshilla edhe per dashurin edhe per jeten edhe per shpirtin qe ta pastron me keto shikime edhe lezime
e kam gjet vetin edhe forcen ne shum lezime ketu edhe e kam pa se ja vlen tan jeten me lezzu per Allahun i kofshum fal per islamin qe ma ndriqon jeten edhe te ardhmen
Ju uroj vetem suksese Allahu qoft me ne besimtart e sinqert
Kaloni mir Allahu ju shperbleft
0
...
Shenuar nga Burimi, dhjetor 10, 2009
Selam Alejkum vllazen

Allahu Ju shperbleft me Xhennetin Firdews...

0
...
Shenuar nga MITROVICALIKJA, dhjetor 22, 2009
SELAMALEJKUM ALLAHU JU SHPERBLEFT PER KET TEM SHUM TE MIR SE DISA BURRA IKAN HARRUAR GRAT E TYRE SHUM TEM E MIR
0
...
Shenuar nga Molleza nga Peja, dhjetor 30, 2009
shume shkrim i mire Allahu ju shperbleft smilies/kiss.gif
0
...
Shenuar nga Meti, shkurt 18, 2010
shkrim i mir mir boll po thojka po keni harru qe ne jem edhe shqiptar para muslimanizmit kshtu qe mej kerku grus te falur nuk ndodh te na po nejse qyshtu me naj shkrim i knaq gjinin femrore oooooooooo pleqt naj kan lan amanet edhe vendin ku rrin gruja duhet me ja rreh ahahhah selamu alekum
0
...
Shenuar nga labinot , shkurt 25, 2010
selam alejkum zor me gjet ksi qike qe te ngon ashty shum zor ju lumt shum veb face e mir

Write comment

busy