Ngulfate tiranin e fundit arab... me zorrët e dijetarit të fundit të pallatit!

E enjte 20 mars 2008

Ka disa ditë, që e përcjelli programin e titulluar "Nen Rrethim" në el-Xhezire, stacion televizor satelitor...I kamë dëgjuar telefonuesit meshkuj dhe femra prej çdo vendi në botë-Musliman...të mllefosur...Musliman... të vetmuar...Disa prej tyre qanin gjatë bisedës së tyre (telefonike)...një tjetër është i ngulfatur në një pikë por e mund atë, kishte të atillë që nuk ju lejohej të flasin!

Mesazhet e të gjithë thirrësve bashkoheshin në 2 pika:

Së pari: Se të gjithë sundimtarët arab, pa përjashtim, thjesht janë bërllok dhe tradhtarë.

Së dyti: Të gjithë telefonuesit kërkuan për "hapjen e dyerve të xhihadit".

Fjalët e zjarrta të thirrësve telefonik dhe shigjetat e tyre të mllefosur kundër sundimtarëve arab kurrë nuk merrnin fund. Që të gjithë i mallkonin sundimtarët arab sikurse thonin "Ngulfatni të gjithë sundimtarët arab..."

Dhe nëse varja është e nevojshme, edhe pse unë e kundërshtoj ekzekutimin me varje për arsye se nuk është metodë e mbytjes sipas Sheriatit, përkundrazi unë anoj kah ajo që të përdoret shpata; gjithashtu në varje gjendet një torturim i panevojshëm për shpirtin e "sundimtarit arab"!

Unë them se, nëse ngulfatja është e patjetërsueshme atëherë le të jetë " me zorrët e dijetarit të fundit zyrtarë (shtetërorë)".

Se kjo organizatë shkatërruese e dijetarëve zyrtarë nuk luan më pak rol korruptues dhe të rrezikshëm ndaj Umetit (popullit musliman) se sa këta sundimtarë tradhtarë.

Këta dijetar paraqesin mbulesë legale për çdo gjë që bëjnë prej tradhtisë ndaj Umetit...se sundimtari nuk ka guxim për tradhti nëse ekziston ndokush i cili e vënë në shesh falsifikimin e tij...apo nëse legaliteti i tij rrënohet në sytë e njerëzve të zakonshëm.

Pra ai është pjesëmarrës dhe partner në krim...Nuk është e lejueshme të gjykohet dhe të mbahet përgjegjës sundimtari pa u marr në përgjegjësi ata që ua lehtësuan atyre punën e tyre... ata që ju dhanë atyre fetua duke caktuar se veprimi i sundimtarëve e bënë të kënaqur Allahun dhe se ai do të hynë në xhenet për shkak të veprimit të tij, dhe ne dhe pjesa tjetër e Umetit do të hyjnë në "Xhehnem" nëse qëndrojmë dhe i refuzojmë këta tradhtarë.

Këta dijetarë zyrtarë thjesht janë shejtan të marrë-të cilët nuk e dinë se çka bëjnë, dhe as që janë të vetëdijshëm për rrezikun në të cilin kanë rënë, dhe as për shkatërrimin e madhe që ja kanë sjell Umetit përmes veprave të tyre ... se mendojnë se feja e Allahut thjeshtë është punësim të cilët ata kanë mundësi që ta përdorin për jetesë!

?do sundimtarë i cili e tradhton Umetin thjesht është shejtan i fëlliqur; dhe çdo dijetarë i cili heshtë për këta sundimtarë, atëherë ai është shejtan me gjuhë të ashpër.

Këtu duhet ti cekim disa principe krenare të Selefive që lidhen me temën.

Së pari: Në islam nuk ka shenjtëri për tradhtarin, munafikin apo thyesin e besës.

Besë thyerja dhe tradhtia plotësisht e shkatërrojnë shenjtërinë e karakterit. Pra është e lejuar që të përshkruhet dijetari i cili heshtë për shtypjen, tiranin, dhe kufirin duke e emërtuar atë dijetarë i korruptuar, dijetarë tradhtarë, apo dijetarë munafik-çdo dijetarë sipas nivelit të tradhtisë dhe veprave të tyre. Nëse Umeri e ka përdor emërtimin "munafik" ndaj Hatibit (radiallahu anhu) edhe pse Hatib ka qenë pjesëmarrës i Bedrit, dhe prapë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) nuk e mohoj Umerin për atë që e ka thënë, por ia bëri me dije se ai kishte marr pjesë në Bedr, dhe ata që kanë marr pjesë në Beder në veçanti i janë falur mëkatet...Pra sa e lehtë është që emërtimi "munafik" të përdoret ndaj këtyre dijetarëve të cilët e ngurtësojnë çdo shtypje, korruptim, kufr në të cilën Umeti është përdhosur prej saj. Jo por ata legalisht i mbulojnë këto krime dhe pohojnë më pastaj se kjo është saktësisht çka e bënë të kënaqur Allahun!!!

Prandaj në fenë e Allahut, është fabrikim dhe falsifikim që të pohohet, se "mishi i dijetarëve është i helmuar". Nuk është i helmuar pa përjashtim, por një pjesë e tij është mish hallall, atëherë kur dijetari e tradhton Umetin e tij, dhe heshtë për kufirin dhe tradhtinë - apo edhe më keq, ai e arsyeton kufirin dhe tradhtinë e sundimtarit, duke ju dhënë atyre arsye që të vazhdojnë me veprimet e tyre.

Së dyti: Përgjegjësi legale e dijetarëve nuk është që të jenë dijetarë të sundimtarëve apo punëtorë të tyre.

Lloji i këtillë nuk janë dijetarë, por përkundrazi ata janë mercenarë të korruptuar. Roli i vërtet dhe i ligjshëm i dijetarëve gjendet në fjalën e Allahut (te`ala) {Në mënyrë që tua sqaroni atë njerëzve dhe mos të fshihni asgjë prej saj.} Kush janë këta njerëz? Ne dhe njerëzit e rëndomë musliman...Se nëse dijetarët nuk na sqarojnë të vërtetën, por në të kundërtën ai e kushtëzon çdo gjë me sundimtarin dhe brengosjen e jetës sonë e bënë që ti bëjmë të kënaqur apo se nuk i bëjmë të kënaqur sundimtarët... atëherë një person i tillë nuk është dijetarë por përkundrazi ai është një punëtorë i ulët qeveritarë i cili nuk ka as shenjtëri e as nderë.

Së treti: Atributet e dijetarit të devotshëm - jo të dijetarit të pallatit-janë se ai e mbron Allahun dhe të Dërguarin e Tij, para se ta mbroj sundimtarin apo vetën.

Së katërti: Dijetari i cili mendon se ka mundësi të merr qëndrim të komprometuar -ndërmjet kënaqësisë së Allahut dhe kënaqësisë së sundimtarit - atëherë ai është më i rrezikshëm se sa dijetari zyrtar i cili ekspozohet... për arsye se ai do të detyrohet të "bënë falsifikime" dhe të përmblidhet ndërmjet asaj që ta bëjë të kënaqur Allahun dhe ta bëjë të kënaqur sundimtarin... dhe prej gjërave më të njohura në kohën tonë është se ta besh të kënaqur Allahun dhe ta bësh të kënaqur sundimtarin asnjëherë nuk mund të bashkohen përveç nëse ndonjëri dëshiron flak zjarri prej ujit! Siç thotë poeti:

"Ai i cili i kërkon gjërat e natyrshme në kundërshtim me burimin është duke kërkuar për flak zjarri prej uji!!"

Pra kënaqësia e Allahut arrihet duke e vendosur Ligjin e Tij. Dhe nëse Ligji i Allahut me të vërtet vendoset, atëherë kurbani i parë që duhet të ofrohet për të janë këta sundimtarë arab!

Gjatë tërë historisë të Selefive, pas epokës së Halifëve të devotshëm, mardhënja ndërmjet dijetarëve të devotshëm dhe sundimtarëve ishte opozitare...Pra nuk është e mundur për dijetarin e devotshëm që të heshtë për sundimtarin e korruptuar. E as që është e mundur që një sundimtar idiot ta afroj afër vetës ndonjë dijetarë të devotshëm. Dhe kjo opozitë merr fund vetëm atëherë kur sundimtari i jep përparësi kënaqësisë së Allahut para kënaqësi së vetë, sikurse që bënë dijetarët me Umer Ibn Abdil-Aziz...

Por dallimi ndërmjet sundimtarëve të kaluar dhe sundimtarëve të sotëm është aq e madhe sa edhe dallimi ndërmjet lindjes dhe perëndimit... se sundimtarët e kaluar e praktikuan shtypjen, por ata nuk ishin tradhtarë dhe miq të Perëndimit... shtypja e tyre ishte e brendshme por e pastër prej tradhëtis ndaj Umetit. Në epokën e tyre sundimi i islamit vazhdonte të rritej dhe Umeti ishte i bashkuar dhe prej tij frikësohej armiku i jashtëm. Pra edhe nëse një dijetarë anonte kah sundimtari në atë epokë dhe bëhej "zyrtarë", atëherë mëkati i tij ishte i falshëm dhe i vogël në krahasim me atë të dijetarëve të sotshëm zyrtare...

Për ta përmbledhur:

Ne më të vërtet kemi nevoje për një metodë të re për të nxjerr dijetarë, me një kusht -që ata kurrë mos të jenë zyrtarë... por përkundrazi duhet të jenë të pavarur...

Më ka lënë shumë përshtypje përvoja e Deobandëve në nxjerrjen e dijetarëve të pavarur duke mos e pasuar qeverinë, që të kenë mendim të pavarur në lidhje me problemet e Umetit.

Nëse jemi në kërkim të lirisë, atëherë personi i parë i cili e meriton një liri të tillë është dijetari i cili jep fetua në lidhje me jetët dhe vdekjet tona. Një dijetarë i tillë duhet ti përmbush të gjitha kushtet që të jep fetua korrekte, e para është që të jetë i pavarur, dhe mos ti nënshtrohet asnjë presioni apo ndonjë kushti prej sundimtarit apo të tjerëve...

Luis Atijetullah
www.botaislame.com


  Popular Categories