|
Vlera
e mësimit të Imanit dhe frytet e tij
E
diel 23 mars 2008
Bismilahi
Rrahmani Rrahim
Mësimi
i Imanit është prej çështjeve më
të rëndësishme për arsye se dituria
rreth Imanit ka të bëj me njohjen e Allahut të
Madhëruar dhe veçimi i Allahut me ibadet ( Adhurim
) duke e mohuar çdo gjë që adhurohet përveç
Allahut subhanehu ve teala.
Besimtarë
të nderuar vlera dhe mësimi i Imanit në Allahun
azewexhel është prej diturive më të
rëndësishme në përgjithësi, për
arsye se me mësimin e Imanit në Allahun e Madhëruar
ti do ta gjesh jetën e qetë dhe të lumtur
në këtë botë dhe në botën
tjetër dhe do të jesh fitimtarë në këtë
botë dhe do të jesh në kënaqësi
të përjetshme në botën tjetër do
të kesh jetë të lumtur në këtë
botë dhe do të shpëtosh nga dënimet
e varrit dhe dënimet e botës tjetër. Allahu
thotë në Kur`an : Kush bën vepër të
mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë
besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të
mirë... Nahl 97
Dhe
thotë Allahu azewexhel në Kur`an
Ai
(All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të
gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit.
Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e
pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai
nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk
ka për të dështuar (në jetën tjetër)".E
kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të
ketë jetë të vështirë dhe në
ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Zoti
im, përse më ngrite të verbër, kur unë
isha me sy?"Ai (All-llahu) thotë: "Ashtu
si i harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu
je ti i harruar sot". Ta ha 123-126
Vëllezër
dhe motra nëse ndalemi në ajetet e Allahut azzewe
xhel do të shohim se Allahu atyre që besuan u
ka premtuar premtime të mira në këtë
dynja ( botë ) dhe në botën tjetër si
p.sh. Jetë të qetë, udhëzim, krenari
, shpëtim, mbrojtje prej qafirave dhe se do t`ju ndihmoj
ndaj qafirave dhe i ka premtuar se nuk do ti sundojnë
qafirat muslimanët kurrë me një sundim të
plotë. Këto premtime nga ana e Allahut vazhdojnë
të jenë tek secili i cili i qëndron në
besë Allahut xh.sh derisa ta trashëgojnë
këtë botë dhe çka ka në të
ata që Allahu azewxhwl është i kënaqur.
Lexues
të nderuar ju thirri që ti lexoni këto ajete
të Kur`anit të madhëruar dhe të mendoni
në kuptimin e këtyre ajeteve.
Allahu
azewexhel robërve të Tij të cilët besuan,
ju ka premtuar jetë të qetë për këtë
Allahu i madhëruar thotë në Kur`an: Kush
bën vepër të mirë, qoftë mashkull
ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim
atij një jetë të mirë... Nahl 97
Allahu
azewexhel u ka premtuar se do ti udhëzoj në rrugën
e drejtë, për këtë Allahu thotë
në Kur`an : E All-llahu patjetër do t'i udhëzojë
ata që besuan. Haxh 54
Allahu
azewexhel atyre që besuan i ka premtuar krenari dhe
se do t`ju bëjë prani në tokë, për
këtë Allahu thotë në Kur`an : Ndërsa
e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit
të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë
nuk e dinë. Munafikun 8
Dhe
thotë Allahu i Madhëruar :.
Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë
vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë
zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë
zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë
të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë,
e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë
siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë
asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë
janë ata më të prishurit. Nur 55
Nga
Allahu Fuqiplote atyre që besuan u ka premtuar se do
t`ju ndihmoj dhe do ti mbron nga jobesimtarët për
këtë Allahu Fuqiplotë thotë në
Kur`an: All-llahu është mbrojtës i besimtarëve.
Ali Imran 68
Dhe
thotë Allahu Fuqiplotë: Obligim Yni ishte të
ndihmojmë besimtarët. Err-rrum 47
Dhe
thotë Allahu Fuqiplotë: E Ne pastaj i shpëtojmë
të dërguarit tanë, edhe ata që besuan.
Ja kështu, është detyrë e Jona, t'i
shpëtojmë besimtarët. Junus 103
Dhe
thotë: Allahu Fuqi Fortë: All-llahu kurrsesi nuk
iu mundëson jobesimtarëve mbizotërim të
plotë mbi besimtarët. En-nisa 141
Lexues
të nderuar këto ishin vetëm disa premtime
që Allahu azewexhel u ka premtuar robërve të
Tij besmitarë në këtë dynja ndërsa
sa i përket asaj se çka ka përgatitur Allahu
për robërit e Tij besimtar në botën
tjetër mjafton ajeti Kur`anor ku Allahu i Lartë
Madhëruar thotë: E ata që besuan dhe bënë
vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të
besimit të tyre i udhëzon në xhennete të
begatshme në të cilët rrjedhin lumenj. Lutja
e tyre aty është: Lutja e tyre aty është:
"I lartë je o All-llah!", e përshëndetja
e tyre është: "Selam!" dhe lutja e fundit
e tyre: "Falënderimi i qoftë All-llahut,
Zotit të botëve!" Junus 10
Dhe
thotë Allahui Madhëruar :
S'ka
dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të
mira, vendpritje për ta janë Xhennetet e Firdevsit.
Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë
të largohen nga ai (ose t'u ndryshohet). Suretu. El-
Kehf 107-108
Ndërsa
vëllezër musliman këto premtime që Allahu
azewexhel u ka premtuar besimtarëve, dhe po i shohim
se nuk janë të realizuara në kohën e
sodit krejt kjo është për shkak të Imanit
të dobët dhe dobësia e Imanit do të
vazhdon deri atëherë kur Muslimanët nuk i
kthehen Kur`anit Librit të Allahut dhe Sunnetit të
Pejgamberit alejhi selam, kur të kthehen besimtarët
në Kur`an dhe të kapen për të dhe për
rrugën e Pejgamberit alejhi selam atëherë
Allahu azewexhel do t`ua mundëson Muslimanëve
që ti arrijnë këto premtime në këtë
botë dhe në Botën tjetër.
E
lusim Allahun e Madhëruar që të na mundëson
që ti realizojmë ato vepra që Allahu është
i kënaqur dhe ato punë që na dërgojnë
në kënaqësinë e Allahut dhe ti përjetojmë
të mirat e Allahut në këtë botë
dhe në botën tjetër. Mos na harroni në
duan tuaj. Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Autori:
Salah Essavijj
www.botaislame.com
|