User:  Pass:        Keni haruar passwordin? Username?   |   Register
Banerat
Home Tema Rregullat e mirësjelljes në shoqërinë vëllazërore
Rregullat e mirësjelljes në shoqërinë vëllazërore

El-Ehad 23 Sefer 1431 / 07 02 2010alt

Kjo përfshin këtë:

 

Ti mbash sekretet e tij; t’ia mbulosh mangësitë e tij; mos ti tregosh për gjërat e këqija të cilat njerëzit i thonë për atë; ti tregosh atij për gjërat e mira që njerëzit i thonë për atë ku do ta bëjë të lumtur atë;

ta dëgjosh me kujdes kur ai flet; ti largohesh argumentimit me të; ta thërrasësh me emrin më të mirë që ai e pëlqen; ta lavdërosh atë për karakteristikat e tij të mira të dukshme; ta falënderosh atë për mirësitë që i bënë; ta mbrosh atë kur nuk është prezent; ti ndihmosh atij kur ka nevojë pa pritur që ai ta kërkoj atë; ta këshillosh atë në mënyrë të butë dhe indirekte - nëse ka nevojë për atë (për këshillë); ta falësh atë për gabimet e tija; mos ta kritikosh atë; të lutesh për të në privat kur ai është gjallë dhe pasi që të vdes; të shprehësh gëzim për gjërat që e bëjnë atë të lumtur dhe të ndiesh pikëllim për gjërat që e bëjnë atë të pikëlluar; ta përshëndesësh atë i pari kur ta takosh; ti bësh vend atij në mbledhim, t’ia japësh vendin tënd atij; ta shikosh kur të shkon; ta dëgjosh me kujdes kur ai të flet derisa ta përfundoj fjalën e tij; dhe në përgjithësi të sillesh ndaj tij sikurse që ke dëshirë që dikush të sillet ndaj teje.

 

Dhe Allahu e din më së miri. Islam Q&A

www.botaislame.com

LEXIME: 86
Comments (0)Add Comment

Write comment

busy