| Shkaqet e dobësimit dhe lëshimit të fesë dhe principeve |
|
El-Hamis 12 Sheual 1430 / 01 10 2009 Disa prej njerëzve e lënë anash gjendjen e fesë dhe situatën, andaj vetën e ngritin në shkallën e Ibn Tejmijes, e në realitet nuk vlejnë as sa këpucët e Ibn Tejmijes, rahimehullahu te’ala. 1.) Disa prej njerëzve e lënë anash gjendjen e fesë dhe situatën, andaj vetën e ngritin në shkallën e Ibn Tejmijes, e në realitet nuk vlejnë as sa këpucët e Ibn Tejmijes, rahimehullahu te’ala. Kjo i shpie deri te ajo që vetën ta shpien në një situatë të cilën nuk mund ti bëjnë ballë. Ata lexojnë siren (biografin) e Ibn Tejmijes apo fjalët e tij, e pastaj dëshirojnë ta zbatojnë atë çfarë ka bërë Ibn Tejmija, ndërsa nuk posedojnë atë çka ka poseduar Ibn Tejmija. Të tillët e marrin rezultatin dhe frytin, ndërsa i lënë sebebet (shkaqet). Padyshim se ai i cili vepron kështu do ti sjellë dëm vetes dhe imanit të tij (fesë). Andaj, njeriu nuk duhet që t’ju hyjë belave të cilat nuk mund ti përballojë. 2.) Një numër i madh i të rinjve e sulmon nderin e dijetarëve dhe daive - thirrësve. I sheh të tillët se si janë të zënë me përgojim, thashetheme, ofendim dhe “korrigjimin “ e dijetarëve, dhe bëjnë krahasime: Ky është më i ditur, ky është më i rëndësishëm, ky më shumë dinë përmendsh... Këto gjëra e shpien njeriun në lajthitje dhe devijim. Ibn Jala në Tabekatin e Ibn Rexhebit përmend tregime të njerëzve të caktuar të cilët kanë lajthitur dhe kanë devijuar për shkak të përgojimit (të Ibn Rexhebit), thashethemeve dhe për shkak të ndotjes së nderit të salihinëve (njerëzve të mirë). Dijetarët këto gjëra i theksojnë shumë shpesh në historinë e dijetarëve. Libri i Muhamed Ismali Mukadimit “Hurmetu ehlil ilm” është mjaft e mirë dhe që ka dobi në këtë temë. 3.) Mangësia e veprave. Të tillët nuk punojnë sipas asaj që e dinë dhe belbëzojnë më shumë se që punojnë. I sheh se si flasin, flasin dhe konstatojnë duke u arsyetuar se e bëjnë atë për ta njohur të vërtetën, dhe se për këtë nuk ka gibet - përgojim, por në anën tjetër tek ata sheh pa nenshtrueshmëri ndaj prindërve, përgojim, thashetheme, pakujdesi në namazin e natës. Për më shumë ai është i pakujdesshëm në zgjimin e namazit të sabahut. Kjo gjendje në të cilën njeriu e anashkalon të drejtën e Allahut, e merret me të drejtat e të tjerëve, e sheh një thermi në syrin e vëllait të vet, ndërsa nuk e sheh një buall në syrin e tij - ajo gjendje e shpie njeriun në humbje dhe lajthitje. 4) Të futesh në atë që njeriu nuk mund ta bartë. Kur njeriu futet në diçka që nuk mund ti bëjë ballë atëherë ajo pa dyshim se e shpie në devijim dhe humbje. Sipas kësaj mësuesi nuk duhet që ta mësoj rinin tërë atë që e dinë por vetëm atë çfarë mund ta përballon (rinia). Shih ngjarjen e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem, kur i erdhi Ebu Dherri i cili e pranoi islamin dhe i tha: “Më lejo ta shfaqi të vërtetën në mesin e njerëzve (idhujtarëve).”Pejgamberi sallallahu alejhi veselem i tha: “Jo ktheju popullit tënd dhe kur të dëgjosh se kam fituar eja.” I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka pas kujdes ndaj karakterin e njerëzve. Sepse gatishmëria për sabër (durim) ndryshon prej njeriut në njeri më shumë se sa që ndryshon ahlaku - sjellja e tyre, forma dhe emri. Shikoje fitnen - turbullirën në kohën e imam Ahmed ibn Hanbelit, rrahimehullahi te’ala, i është përgjigjur (gjithashtu u janë përgjigjur duke përdorur tukjën duke thënë se Kurani është i krijuar ) Ebu M’amer, Ahmed in meni’Ali ibn Medini (njëri nga shejhat e njohur të Buharit ) Jahja ibn Meini. Të gjithë këta kanë qenë imam të kohës së tyre. U janë përgjigjur. Nuk kanë bërë sabër dhe nuk kanë qenë pjesëmarrës të haptë me të vërtetën. Kanë qenë të paluhatshëm imam Ahmedi, Muhamed ibn Nuh dhe Huza’i. Huza’i është mbytur, Muhammed ibn Nuh ka ndërruar jetë në barkë, kështu që imam Ahmedi ka mbet vetë. E kështu që disa njerëz i kanë thënë imam Ahmedit: O Ebu Abdillah, a po e sheh se si batili – gënjeshtra qe më e fortë se e vërteta? E ai tha: Jo - derisa zemrat janë të paluhatshme e vërtetat do të fitoj.” Sipas kësaj, besimtari nuk duhet ti kushtoj vëmendje asaj që nuk i intereson, e atë që nuk e din t'ia lënë të diturve. Duhet që vetes t'ia caktoj kohën në të cilën do ta adhuroj Zotin e tij, e jo çdoherë të flas më shumë se sa që heshtë dhe se më shumë flet se që punon. 5.) Rija (syefaqësia) gjithashtu e shpie njeriun në shkatërrim dhe devijim. 6.) Pëlqimi i vetvetes dhe mendjemadhësia. Një grup i njerëzve janë të mahnitur me veprat e tyre, ndërsa i nënqmojnë veprat e tjerëve. Kjo është pamja e kibrit (mendjemadhësisë) e cila bëhet shkak e lajthitjes dhe e të gabuarit. 7) Kontakt të dobët me dijetarët dhe të diturit. I sheh të tillit se si ndahen dhe izolohen, apo për shkak të asaj se veten e marrin më të ditur apo për shkak se e sheh gjendjen e njerëzve dhe mendon se askush nuk është në fe dhe në islam. Prej Omer ibn AbdulAzizit, radijAllahu anhu, transmetohet se ka thënë: “Sikur dikush të kishte thënë se të gjithë njerëzit do të hyn në xhenet përveç njërit unë do të kisha frikë se ndoshta ai do të jem unë.” Fakti është se një grup i caktuar i njerëzve ndahen dhe nuk ulen me të diturit dhe me njerëzit e mirë ku prej tyre mund të kenë dobi, që do tu ndihmonte atyre dhe do tua kujtonte Allahun, azze ve xhel. Ajo çfarë i nevojitet sot rinis është mbrojtja. Njeriu duhet të posedon mbrojtje dhe nuk guxon që shpirtin e tij ta mashtroj dhe ta ngarkoj me atë çfarë nuk mundet ti përballoj. E sheh disa të rinj se si “aktrojnë si të jenë” Ibn Tejmija në diskutime me filozofët, apologjetikët, me rafidit - shiat dhe me të tjerët, dhe ai po ashtu diskuton. Ibn Tejmija ka poseduar mbrojtje: Dituri dhe iman që dallohet nga njerëzit e tjerë, e çfarë ai posedon. Pastaj në anën tjetër, dyert e shehavetit (epshit) më shpejtë i hapin zemrat se sa dyert e shubhes – dyshimit (njashtu njeriu me shpejtësi lëshon pe në fe për shkak të ndjekjes së epsheve se sa për shkak të dyshimeve,) Neglizhenca e shpirtit kështu që njeriu i pason dhe i shikon programet satelitore, pa asnjë dyshim që shpien në lajthitje dhe devijim. Argument për këtë është hadithi i Pejgamberit salallahu alejhi ve selem:” Nuk kam lënë pas meje fitne (sprovë) më të madhe për njerëzit se sa grat.” E shkroi: Sulejman Ibn Ulvan Nga arabishtja e përktheu: prof. Idriz Bilibani Ndërsa në gj. shqipe e përktheu dhe e përshtati: www.botaislame.com LEXIME: 181 Comments (1)
![]() Write comment
|