Tragjedia Ma`arrat en-Nu`man (kryqëzata e parë)

E diel 10 janar 2008

Qyteti tregtarë i Ma`arrat en-Nu`man është i pa famshëm për episodin më barbarist të historisë së lindjes së mesme, dhe është një gjë që ende tingëllon sot. Pasi që Kryqtarët, të udhëhequr prej Rejmond de Seint Xhiles dhe Bohemondi i Tarantos, patën sukses që ta pushtojnë Antioqin ku e gjetën vetën me një furnizim të paktë ushqimi. Sulmet e tyre gjatë dimrit nëpër fshatrat për rreth nuk e ndihmoj situatën e tyre. Më 12 dhjetor kur arritën në Ma`arra, shumë prej tyre vuanin prej vdekjes urie dhe mos ushqimit. Ata arritën ti kalojnë muret e qytetit dhe i masakruan rreth 20 000 banorë, ashtu siç bënin shumë herë kur e zinin një qytet. Sidoqoftë, kësaj here pasi që nuk mund të gjenin ushqim të mjaftueshëm, iu kthyen kanibalizmit (ngrënien e njerëzve).

Njëri prej komandantëve të kryqëzatës i shkroi Papës Urbanit të dytë: "Ushtria në Ma`arra vuan prej një urie të tmerrshme, dhe e ka vënë atë në një gjendje të egër duke e ushqyer vetën e tyre me trupat e Sarkasensve."

Radulfi i Kein, një historian tjetër, shkroi: "Në Ma`arra trupat tona i zienin trupat e të rriturve pagan për së gjalli në tenxhere për zierje, ata i shponin fëmijët në hell dhe i gëlltitnin ata të pjekur (fërguar)."

Ato ndodhi kanë një ndeshje të madhe në banorët e lindjes së mesme. Kryqtarët vetëm se kanë një famë për egërsi dhe barbarizëm ndaj muslimanëve, jehudive dhe derisa edhe ndaj Krishterëve Ortodoks (Kryqëzatat filluan pas Ndarjes së Madhe më 1054). Kryqtarët ende emërohen si kanibal - (ngrënës të njerëzve) në gjuhët e lindjes së mesme dhe derisa edhe pas disa shekujve më vonë pamjet e tyre si kanibalist fanatik ishte e gjallë në literaturën arabe. Shumë autorë sugjerojnë se sjellja e kryqtarëve në të vërtet nuk është e lindur prej urisë së tyre por prej bindjeve të tyre fanatike se muslimanët ishin më të ulët se shtazët.

Amin Maluf në librin e tij "Kryqëzatat përmes syve të arabëve" sinjalizon në një rresht kryesorë (të librit) për një bindje të atillë në mesin e muslimanëve: "Jo vetëm që nuk u zvogëluan trupat tonë duke ngrënë Turq dhe Sarkasen të vdekur; ata gjithashtu hanin qenë!" nga Alberti i Aiks.
www.botaislame.com